Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Boksieri shqiptar që s’di për humbje, Reshat Mati: Ëndrra ime është të luftoj këtë vit në Kosovë apo Shqipëri…
    Ballina-2

    Boksieri shqiptar që s’di për humbje, Reshat Mati: Ëndrra ime është të luftoj këtë vit në Kosovë apo Shqipëri…

    24/10/2022 20:28
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Boksieri shqiptar i cili jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po shkëlqen në sportin e boksit. Emri i tij është Reshat Mati, por në Amerikë ai tashmë ka fituar nofkën “Ariu shqiptar”.

    Gjatë një interviste për LIG Sport, Mati tregon për meçin e tij të fundit që pati ndaj Eduardo Leonel Rodriguez. Edhe pse fitoi, ai nuk u nda i kënaqur me paraqitjen e tij.

    Kisha pak vështirësi gjatë meçit, për shkak të ritmit. Kisha pak vështirësi të marrë frymë. Ndihem mirë pas fitores, megjithatë mund të kisha paraqitje më të mirë”

    “Po ndihem shumë mirë që jam i pamposhtur në 13 ndeshjet e mia. Së shpejti do luftojë për titujt të mëdha”, ka thënë Mati.

    24-vjeçari çdoherë shfaqet në ring me muzik shqipe dhe me flamurin kombëtar. I pyetur nëse ndonjëherë mund të luftojë në Kosovë apo Shqipëri, ai u përgjigj:

    “Po, ishte qëllimi im të bëjë një meç këtë vit në Kosovë ose Shqipëri, por me këtë punë do merren tani agjentët e mi”, shtoi boksieri me nofkën ‘Ariu shqiptar’.

    Sigurisht që nuk mungon edhe mesazhi për tifozët shqiptarë, që gjithmonë e mbështesin Reshat Matin.

    “Faleminderit të gjithë shqiptarëve që më keni mbështetur para dhe pas meçit. Nuk ishte paraqitja më e mirë, por herave tjera do të kthehem me rezultate dhe paraqitje të jashtëzakonshme”

    Reshat Mati për momentin ai është i renditur në vendin e 33-të në kategorinë profesionale të boksit në Amerikë.

    Ai ka zhvilluar 13 luftëra ka fituar në të gjitha këto, kurse shtatë i ka me nokut.

    TË LIDHURA

    Irani i përgjigjet Trumpit: Askush nuk na largon nga Kupa e Botës

    13/03/2026 20:37

    Dënime për zyrtarë të shumtë të klubeve të futbollit, më së rëndi e pëson Granit Koci i Drenicës

    13/03/2026 20:34

    Florent Muslija për FIFA: Kosova do të japë gjithçka për të arritur në Kupën e Botës

    13/03/2026 12:50

    Ademi takohet me ministrin e Sportit, Blerim Gashani, uron për detyrën e re dhe diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit

    12/03/2026 15:23
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.