Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Boksieri shqiptar shtrin përtokë boksierin serb
    Ballina-2

    Boksieri shqiptar shtrin përtokë boksierin serb

    28/11/2023 22:21
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Në Feti Borova ka nisur “OTR Fight Club”, një event i cili mbledh boksierët më të spikatur shqiptar.

    Ndeshja e parë ishte ajo mes Arjon Kajoshit që mposhti me K.O kolumbianin Ortiz. Në raundin e tretë, boksieri kundërshtar nuk mundi ta përballonte furinë e Kajoshit dhe u detyrua të dorëzohej.

    Ndeshja e radhës ishte ajo mes Ardit Murjes dhe gjeorgjianit Edgari Sarkisiani. Boksieri që përfaqëson Teutën e fitoi sfidën teksa ishte trupa e arbitrave që vendosi në favor të tij. Murja ishte gjatë gjithë kohës në avantazh duke sulmuar vazhdimisht kundërshtarin dhe në fund fitorja ishte mëse e merituar.

    Sfida e radhës ishte ajo mes Amarildo Vrajës dhe boksierit slloven Aljaz Venkos. Mes kësaj dysheje rezultoi një sfidë mjaft e forte dhe e luftuar ndërsa pas gjashtë raundesh, gjyqtarët vendosën në favor të boksierit shqiptar Vraja.

    Një tjetër ndeshje ishte ajo mes serbit Dejan Bubic dhe Luis Gjolenës. Boksieri shqiptar e nisi me shumë vrull dhe ia doli ta mbyllte ndeshjen në raundin e dytë falë një K.O me serbin që ra dhe nuk mundi të ngrihej sërish.

    Në sfidën e radhës, Ervis Lala mposhti Xhulianon, një tjetër boksier shqiptar. Një sfidë që kjo që zgjati vetëm një raund teksa Xhuliano u tërhoq dhe ai që triumfoi ishte Lala.

    @ballkani.info

    Në festën e 28 Nëntorit 🇦🇱🇦🇱 Bokseri shqiptari, Luis Gjolena, rrëzon serbin që në rundin e dytë #luisgjolena #boxing #28nentori #shqiperia #albania #kosova #prishtina #tirana #shqiptaretneperbote🇦🇱🌍

    ♬ original sound – Ballkani.info
    TË LIDHURA

    Ndeshen me Kosovën, selektori i Sllovakisë i shqetësuar

    17/12/2025 15:24

    Zbulohet shpërblimi i FIFA-s për Kosovën nëse e kalon play-offin në Kupën e Botës

    17/12/2025 13:48

    Dembele, Yamal, Palmer… në ekipin më të mirë të vitit sipas FIFA-s

    16/12/2025 19:53

    Dembele, më i miri i vitit 2025 sipas FIFA-s

    16/12/2025 19:49
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.