Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    “Bombë” në UEFA, Boban jep dorëheqjen dhe akuzon Ceferinin
    Ballina-1

    “Bombë” në UEFA, Boban jep dorëheqjen dhe akuzon Ceferinin

    25/01/2024 11:26
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Shpërthen lufta e hapur në UEFA. Aleksander Ceferin po humb një nga një mbështetësit e tij dhe goditja që ka marrë së fundmi mund të ketë pasoja të rënda për imazhin e tij dhe institucionit.

    Zvonimir Boban, Drejtori Teknik në UEFA, ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij, në shenjë proteste ndaj vendimit të Ceferin për të ndryshuar Statutin në mënyrë që të qëndrojë edhe një mandat më shumë në krye të organizatës.

    “Me trishtim dhe zemër të thyer, nuk kam asnjë opsion tjetër përveçse të largohem nga UEFA”, theksoi ai në një komunikatë të publikuar nga “BIld”, duke insistuar se Ceferin nuk mendon për futbollin por vetëm për ambiciet personale me vendimin që ka marrë për të ndryshuar Statutin në favor të rizgjedhjes përsëri në fund të këtij mandati, që duhej të ishte i fundit për të.

    ”Edhe pse kam shprehur shqetësimet e mia të thella dhe refuzimin tim të plotë të planit, presidenti i UEFA-s nuk sheh asnjë problem ligjor, aq më pak moral e etik. Ai dëshiron të vazhdojë me planin e tij në mënyrë që të ndjekë ambiciet e tij personale”, ishte akuza e rëndë e Boban.

    “Rregullat janë vendosur që të mbrojnë UEFA-n dhe futbollin europain nga administrimi i keq, që për fat të keq ka qenë “sjellje normale” për shumë vite. Ndryshimi i drejtimit nga Ceferin ishte absolutisht i pakuptueshëm.

    Unë jam i ndërgjegjshëm që asgjë nuk është ideale, përfshirë edhe mua dhe me raste kompromiset janë të nevojshme. Megjithatë, mbështetja e këtij ndryshimi do të shkonte kundër të gjithë parimeve dhe vlerave të mia, tek të cilat besoj me gjithë zemër dhe të cilat i mbroj. Nuk po mundohem të bëj rolin e heroit, pasi nuk jam i vetmi që e mendoj kështu”, tha Boban duke lënë të kuptohet se edhe figura të tjera brenda UEFA-s janë të gatshme të veprojnë në të njëjtën mënyrë.

    TË LIDHURA

    Edhe Partizani gjobitet për banerin “Kosova është Serbi”

    13/08/2025 17:44

    “Gruaja e tij ka kancer në stomak – ai nuk mund ta lërë atë dhe fëmijën e tyre 5-vjeçar” – menaxheri i Mevlan Zekës ndan detaje për mediat rumune

    13/08/2025 16:54

    Portieri i Kosovës nis aventurën e parë në Itali

    13/08/2025 16:49

    Rumunët të kënaqur me stadiumin “Fadil Vokrri”

    13/08/2025 15:29
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.