Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    “Bomberi” kosovar Labinot Osmani tërhiqet nga futbolli aktiv
    Ballina-1

    “Bomberi” kosovar Labinot Osmani tërhiqet nga futbolli aktiv

    09/02/2023 20:52
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Sulmuesi i mirënjohur kosovar, Labinot Osmani i ka dhënë fund karrierës aktive në futboll.

    Ai përmes një postimi në Facebook ka njoftuar për tërheqje nga futbolli, derisa karrierën e tij e ka përshkruar si shumë atraktive dhe ka falënderuar klubet në të cilat ka luajtur, shkruan GazetaSport.info.

    Osmani ka qenë pjesë  eskuadrave si Vushtrria, Trepça ’89, Hysi, Prishtina Feronikeli, Llapi e Dyukagjini.

    Postimi i plotë i Osmanit:

    Të dashur familjar, miq e futbolldashës…

    Me anë të këtij postimi dua t’ju njoftoj se pas një rrugëtimi të gjatë si futbollist ka ardh koha që këtij rrugëtimi ti jap fund.

    Edhe pse shumë e vështirë ta merrja këtë vendim, mendoj se ka ardh momenti t’i them lamtumirë futbollit aktiv…

    Me këtë rast dua t’i falënderoj të gjitha klubet, kryesitë, trenerat, bashklojtarët, tifozëritë dhe të gjitha qytetet e klubeve në të cilat kam luajtur për përkrahjen, vlersimin e mikpritjen e ngrohtë që kanë treguar ndaj meje gjatë rrugëtimit tim si futbollist profesional…

    Faleminderit :

    KF TREPQA 89

    KF HYSI( Kampion i Kosoves, Fitues i Kupes së Kosovës, Fitues i Superkupes së Kosovës ).

    KF PRISHTINA ( Fitues i Kupes së Kosovës, Fitues i Superkupes së Kosovës ).

    KF FERONIKELI

    KF LLAPI

    KF DUKAGJINI

    Gjithashtu një falënderim i veçantë për klubin e qytetit tim KF VUSHTRRIA, klub në të cilin fillova karrieren time si futbollist…

    Ka qenë knaqësi që të kontriboj sado pak në sukseset e klubit te qytetit tim…

    KF VUSHTRRIA ( Kampion i Kosovës, Fitues i SuperKupes së Kosovës, Kampion i Ligës së Parë )

    E nuk kam se si të mos i falënderoj tifozët e flaktë “FORCA” për përkrahjen, vlersimin dhe motivin që më kanë ofruar gjatë karrieres time…

    Nder dhe privilegj që emocionet i kemi ndarë së bashku dhe shpresoj qe me golat e mi t’i kem gezuar…

    Me respekt, Labinot OSMANI.

    TË LIDHURA

    UEFA konfirmon datat dhe oraret e klubeve kosovare në garat evropiane

    23/06/2025 13:10

    Me 10 lojtarë që nga minuta e 7-të, por të pamëshirshëm – Real Madridi mposht Pachucan bindshëm

    22/06/2025 23:10

    Rrahmani: Krenar që arrita suksesin e Maradonës

    22/06/2025 22:32

    Zyrtare: Melvan Adili transferohet te Gjilani 

    22/06/2025 20:30
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.