Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Bota e basketbollit i përulet gjeniut slloven
    Ballina-2

    Bota e basketbollit i përulet gjeniut slloven

    28/12/2022 15:32
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Ylli slloven Luka Donçiq ka mahnitur botën e basketbollit me ndeshjen e sotme. Në fitoren 126:121 të Dallas Mavericks kundër New York Knicks, Donçiq u bë basketbollisti i parë në historinë e NBA që shënoi 60 pikë, pati 21 kërcime dhe 10 asistime. 60 pikët e tij janë më së shumti në historinë e Mavericksit, ndeshja me më shumë pikë e Donçiqit në karrierën e tij profesionale, por edhe shumë, shumë më tepër.

    Veçanërisht mbresëlënëse ka qenë fundi i ndeshjes në pjesën e rregullt për ta barazuar rezultatin 115:115. Donçiqi humbi qëllimisht gjuajtjen e lirë në sekondat e fundit, e kapi topi dhe shënoi për ta çuar ndeshjen në shtesë.

    “Jam lodhur. Me jepni një birrë të rikuperohem”, ka thënë Donçiq pas performancës historike.

    E gjithë bota e basketbollit dhe jo vetëm e admiroi sllovenin. Yjet e NBA dhe Hall of Famers gjithashtu patën lëvdata për punën e Donçiqit.

    “Do të ketë një monument të ri në Dallas. Luka është ashtu”, ka shkruar ish-basketbollisti Kevin Garnett.

    “Kam luajtur me shumë Hall of Famers dhe kam parë shumë performanca të mrekullueshme, por çfarë përjetova nga Luka Donçiq ishte një nga performancat individuale më të mrekullueshme që unë kam parë në jetën time”, ka shkruar Kendrick Perkins.

    “60/20/10? Kjo nuk është normale”, ka shkruar ish-bashkëlojtari i Donçiqit, Kritaps Porzingis.

    Reagimet për 23-vjeçarin ishin të panumërt. Të gjithë po e vlerësonin paraqitjen e Donçiqit.

    Është rrugës për t’u bërë i vetmi basketbollist me Michael Jordanin që kanë arritur mesatarisht 32 pikë, 8 kërcime e 8 asistime në një sezon.

    "I thought we won."

    Luka Doncic on dancing after his regulation putback, then realizing he had to play overtime 😅pic.twitter.com/LEqI9sqCUG

    — ClutchPoints (@ClutchPointsApp) December 28, 2022
    TË LIDHURA

    Conor McGregor nokauton një burrë në një klub nate në Ibiza, shikoni videon

    17/06/2025 23:15

    Vdes futbollisti shqiptar, bie nga kati i 8-të i restorantit

    17/06/2025 23:01

    Historik i shkurtër i kundërshtarit të Prishtinës në Ligën e Europës

    17/06/2025 20:48

    Disa fakte rreth kundërshtarit të ardhshëm të Malishevës në Ligën e Konferencës

    17/06/2025 20:46
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.