Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Bove, e ardhmja si futbollist mes shpresave dhe dyshimeve, flasin kardiologët
    Ballina-2

    Bove, e ardhmja si futbollist mes shpresave dhe dyshimeve, flasin kardiologët

    03/12/2024 14:34
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Një nga çështjet kryesore është përdorimi i defibrilatorit, sepse, siç shpjegon kardiologu Daniele Andreini për “Corriere” dhe “Gazzetta”, “nëse ka qenë një arrest kardiak i trajtuar me defibrilator, pavarësisht nga shkaku, kthimi në fushë bëhet i vështirë”.


    Megjithatë, të gjithë ekspertët theksojnë se është “ende herët për të folur”. Prioritet mbetet shëndeti, por e ardhmja futbollistike e Edoardo Bove mbetet ende për t’u përcaktuar. Janë të nevojshme analiza të tjera për të kuptuar se çfarë e ka shkaktuar incidentin dhe nëse kjo mund të pengojë kthimin e tij në fushë.


    Sipas profesorit Enrico Castellacci, ish-mjek i kombëtares italiane, i cili foli për “Radio Anch’io lo Sport”, “vetëm kontrollet e ardhshme do të mund të japin një drejtim për shëndetin e Bove dhe më pas për vazhdimin e mundshëm të karrierës së tij sportive”.


    Kjo, sigurisht, e bën të pamundur çdo parashikim. “Pa një diagnozë, – thotë ai, – nuk mund të vlerësohet e ardhmja e tij si sportist. Nuk dua të jem pesimist. Do të prisja me qetësi kontrollet që do të kryhen në të ardhmen për të parë se cilat janë mundësitë”.


    Kësisoji, gjithçka mbetet e pasigurt, siç thekson edhe profesor Daniele Andreini: “Duket si një rast klasik i një arresti kardiak. Në 99% të rasteve bëhet fjalë për një aritmi të zemrës. Bove është reanimuar, i është bërë masazh kardiak. Nuk përjashtohet mundësia që zemra të ketë rifilluar punën pas masazhit dhe më pas të jetë përdorur defibrilatori, ose në ambulancë, ose në spital. Nëse ka një shkak nxitës, aritmia mund të kalojë, por mund të rikthehet”.


    Çështja kryesore është gjetja e shkakut të incidentit për të parandaluar përsëritjen e kolapsit shëndetësor. “Në shumicën dërrmuese të rasteve, – vazhdon Andreini, – analizat zbulojnë cili ka qenë problemi: qoftë një shenjë në zemër, akumulim yndyre apo anomali koronare.


    Nëse gjithçka rezulton negative, do të bëhet një studim i thelluar i aktivitetit të zemrës. E vetmja gjendje që mund të shkaktojë një arrest kardiak pa ndonjë shenjë paraprake është kardiopatia aritmike, e cila ndonjëherë shfaqet pikërisht kështu. Megjithatë, është shumë e rrallë, por mund të ndodhë”.

    TË LIDHURA

    Drita triumfon pastër ndaj Prishtinës, i afrohet kreut

    24/12/2025 16:36

    Xhaka nuk ka se si të mungojë në formacionin e stinorit në Premier League

    23/12/2025 23:09

    Rashica po kthehet në formë, asiston në fitoren e Beshiktashit ndaj Fenerit

    23/12/2025 22:42

    Albion Rrahmani po kërkohet nga klubi i madh anglez

    23/12/2025 19:42
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.