Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Braktisi Shqipërinë për grekët, FIFA bllokon Ndojn
    Ballina-2

    Braktisi Shqipërinë për grekët, FIFA bllokon Ndojn

    16/03/2023 10:54
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Andreas Ndoj nuk mund të debutojë me kombëtaren greke këtë muaj. Shqiptari me origjinë nga Shkodra u bë çështje pak kohë më parë, duke refuzuar ekipin përfaqësues shqiptar për të kaluar te fqinjët grekë, aty ku i duhet të presë ende për të luajtur, pasi nuk është grumbulluar nga trajneri Gustavo Pojet, për shkak të problemeve të dokumentacionit që FIFA ka nxjerrë për mbrojtësin, i cili luan për fanellën e Olimpiakosit, ashtu siç raporton edhe “gazeta.gr”.

    ÇËSHTJA – Disa muaj më parë, pasi luajti për Shqipërinë U-21, Ndoj refuzoi që të vazhdonte të përfaqësonte ngjyrat kuqezi dhe dëshira e tij ishte që të kalonte te Greqia. Pas këtij vendimi, lojtari nuk u komunikua më nga FSHF-ja dhe vazhdoi karrierën e tij. Por teksa pritej përfshirja në listën e kombëtares greke për ndeshjet e këtij muaji, FIFA nuk i ka dhënë dakordësinë ende për kalimin sërish te Greqia. Kjo për shkak se FIFA e lejon maksimumi dy herë ndryshimin e kombëtares, por për Andreas Ndojin kjo është hera e tretë që bën një kërkesë.

    NDRYSHIMET E NGJYRAVE- Pasi u grumbullua nga ekipi U-17 i Shqipërisë, Ndoj kërkoi leje për të kaluar te Greqia U-17 dhe kjo gjë u aprovua nga FIFA, ndërkohë kërkesa e dytë ishte kalimi nga Greqia U-19 te Shqipëria U-21 gjatë vitit të kaluar, kërkesë që sërish u aprovua. Por, me ndryshimin e mendimit për përfaqësimin e Kombëtares që Ndoj bëri pak muaj më parë, gjatë këtij viti, 20-vjeçari kërkoi sërish leje për të luajtur për Greqinë dhe kjo është kërkesa e tretë, ndërkohë që FIFA e lejon dy herë. Mirëpo, siç duket, çështja në lidhje me letrat e nevojshme që ai duhet të ketë për t’u regjistruar dhe luajtur me grekët nuk është zgjidhur. Ende mbetet e paqartë se çfarë do të ndodhë me mbrojtësin, por ajo që dihet e sigurt është se këtë muaj ai nuk do të zbresë në fushë me kombëtaren greke.

    TË LIDHURA

    “Dardanët” kërkojnë falje që s’po mund t’i përmbushin të gjitha kërkesat për bileta

    31/03/2026 11:06

    Kosova – Turqia, ky është historiku i përballjeve direkte

    30/03/2026 14:31

    Finalja e madhe – Kosova është gati

    30/03/2026 12:41

    Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mundësinë ta vendosim Kosovën në sytë e mbarë njerëzimit

    29/03/2026 22:57
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.