Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Brdariq jep versionin e tij për largim nga Malisheva
    Ballina-1

    Brdariq jep versionin e tij për largim nga Malisheva

    17/10/2026 20:00
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Pavarësisht startit të suksesshëm me pesë fitore në shtatë ndeshje të ligës, Thomas Brdariq u largua nga Malisheva e elitës së futbollit kosovar vetëm pak muaj pasi e mori drejtimin e klubit. Ai pranoi sfidë të re në kategorinë e dytë të futbollit në Arabinë Saudite, tek Al Bukiryah. Ish-futbollisti i Bundesligës gjermane, me paraqitje edhe në finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2002 me Bayer Leverkusenin ndaj Real Madridit, të shtunën ka dhënë versionin e tij për largim nga Malisheva.

    “Në fund asgjë nuk ishte e duhur. Kishte kërkesa të përsëritura që nuk u përmbushën. Mu desh të merrja një vendim për veten dhe mbi të gjitha, për familjen time”, shpjegoi Brdariq. 

    Hapi i radhës për të nuk ishte i lehtë. 

    “Natyrisht, ishte shumë e vështirë për mua. Unë jam trajner profesionist dhe gjërat po shkonin mirë në fushë. Ndjeva keqardhje jashtëzakonisht shumë për ekipin, veçanërisht sepse kemi punuar vërtet shumë mirë”. 

    Brdariqi ishte te Drenica dhe e siguroi mbijetesën me “kuqezinjtë”. Në verë u largua dhe u pajtua për shkëputje të kontratës me marrëveshje të dyanshme. FIFA më pas e urdhëroi klubin e vjetër për t’ia kryer gjitha pagesat. 

    51-vjeçari e mori drejtimin e Malishevës në mesin e korrikut. E udhëhoqi Malishevën drejt raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës duke e eliminuar Vllazninë e Shkodrës, të cilën e kishte drejtuar më herët. Në ndeshjen e parë në shtëpi në rrethin e dytë kualifikues të kësaj gare, fitoi 2:0 ndaj Hibernianit. Por u mposht 4:1 në Skoci dhe u eliminua. Ai me Malishevën pati mesatare prej 2 pikëve të fituar për ndeshje. 

    Brdariqi, i cili karrierë si futbollist ka bërë te Bayer Leverkuseni, Hannoveri e Wolfsburgu, tani synon të ketë suksese edhe në detyrën e re në Arabinë Saudite. 

    “Për mua, lëvizja në Arabinë Saudite ishte vendim i duhur, pasi liga është e mirë dhe ka potencial. Infrastruktura dhe klubet janë stabile dhe profesionale”, është shprehur Brdariq. 

    Klubi që trajneri gjermano-kroat e udhëheqë në kategorinë e dytë, nuk është në formën më të mirë të mundshme. Pas shtatë ndeshjeve është në pozitën e fundit me dy pikë. Por, Brdariq ka përvojë me klube që kërkojnë mbetjen në ligë dhe përballen me situata të vështira. 

    “Do t’i qasem kësaj detyre me optimizëm dhe entuziazëm, bashkë me stafin tim të trajnerëve”, ka nënvizuar Brdariq. 

    TË LIDHURA

    Tragjedi në futbollin spanjoll, ndërron jetë Jesus de Miguel pas përplasjes në fushë

    03/11/2026 11:46

    Portieri Muriq sërish në stol, Sassuolo humb thellë

    02/11/2026 22:24

    Zbulohet buxheti për Sport dhe Rini për vitin 2027

    02/11/2026 20:05

    Kosova të martën mëson kundërshtarët e Ligës B

    02/11/2026 19:34
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.