Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Bregu i Fildishtë kërkoi “huazimin” e trajnerit, dështoi
    Ballina-2

    Bregu i Fildishtë kërkoi “huazimin” e trajnerit, dështoi

    26/01/2024 19:29
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Nikoqiri i Kupës së Afrikës, Bregu i Fildishtë, ka dështuar që ta sjellë në formë “huazimi” përzgjedhësin Herve Renard, nga ekipi përfaqësues i futbollisteve të Francës.

    Renardi udhëhoqi Bregun e Fildishtë në triumfin e Kupës së Afrikës në vitin 2015.

    I kërkoi sërish shërbimet e tij pasi e shkarkoi përzgjedhësin Jean-Louis Gasset të mërkurën.

    Megjithatë, bisedimet me Federatën e Futbollit të Francës për huazimin e mundshëm të Renardit, kanë dështuar të enjten mbrëma.

    “Negociatat nuk janë mbyllur me sukses. Do ta doja rikthimin, por fati nuk deshi që të kthehem”, ka thënë 55-vjeçari Renard për “Canal Plus”.

    Bregu i Fildishtë dështoi ta siguronte kualifikimin direkt në fazën nokaut pas disfatës 4:0 nga Guinea Ekuatoriale në ndeshjen e fundit të grupit të hënën.

    Megjithatë, u kualifikua tutje si një prej katër skuadrave më të mira të vendit të tretë.

    Bregu i Fildishtë e siguroi kalimin në fazën nokaut të mërkurën, pas shkarkimit të Gassetit.

    Kjo u arrit pas fitores së Marokut ndaj Zambisë.

    Përzgjedhësi i përkohshëm, Emerse Fae, pritet ta drejtojë ekipin për ndeshjet e mbetura.

    Të hënën, Bregu i Fildishtë luan kundër Senegalit.

    TË LIDHURA

    Liverpooli fiton derbin dramatik ndaj Tottenhamit

    20/12/2025 21:43

    Agim Ademi dhe zyrtari i FIFA-s inaugurojnë ‘FIFA Arena’ në shkollën ‘Hasan Prishtina’

    20/12/2025 19:08

    City “rrëzon” Arsenalin nga pozita e parë

    20/12/2025 19:04

    Supergol i Florent Muslijës nga korneri

    20/12/2025 16:40
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.