Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Bunjaku: Foda është trajneri i duhur për Kosovën
    Ballina-2

    Bunjaku: Foda është trajneri i duhur për Kosovën

    19/02/2024 16:12
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Qëndrimi i trajnerit gjerman Franco Foda te Zuerichu zviceran nuk zgjati shumë. Por ka mjaftuar që selektori i ri i Kosovës të lërë përshtypje të mira për punën që bën si trajner. Të paktën te lojtarët e Kosovës.

    “Bëhet fjalë për një trajner shumë të mirë”, ka thënë sulmuesi i Hartbergut austriak, Donis Avdijaj për KOHËN. Sulmuesi Avdijaj me trajnerin gjerman ka punuar te skuadra e Sturm Grazit dhe së fundi te Zuerichu në vitin 2022.

    Skuadrës zvicerane i ishte bashkuar me kërkesë të trajnerit Foda.

    Nën drejtimin e trajnerit gjerman, Avdijaj e pati ringjallur karrierën e tij te skuadra e Sturm Grazit. Pati, po ashtu, një start të mirë te Zuerichu.

    Por me largimin e Fodas, Avdijaj nuk gjeti hapësirë. Edhe ai u largua shpejt. Shpreson të punojë sërish me Fodan. Tani te Kosova.

    “Do të shohim”, ka theksuar Avdijaj.

    Sulmuesi Avdijaj nuk ishte lojtari i vetëm shqiptar që Foda e kishte nën urdhrat e tij te Zuerichu.

    Pjesë e Zuerichut, skuadrës së fundit ku ka punuar Foda, ishin edhe Fidan Aliti, Mirlind Kryeziu, Lindrit Kamberi, Blerim Xhemaili dhe Bledian Krasniqi.

    Para tyre me Fodan punoi ish-sulmuesi i Kosovës, Albert Bunjaku. Bunjaku ishte kapiten i skuadrës gjermane, Kaiserslautern, e drejtuar nga Foda në edicionin 2012/2013 në Bundesliga 2. Te Kaiserslauterni, Foda e kishte lojtar edhe Enis Alushin.

    Punën e Fodas e vlerëson edhe Bunjaku. Bunjaku ishte kapiten gjatë kohës kur Kaiserslauternin e drejtonte Foda.

    “Kemi punuar shumë mirë së bashku. Ai më pati pyetur se a dëshiroj të bëhem kapiten dhe nga fillimi e kemi pasur punën e mirë. Franco është profesionist në punën e vet që e bën. Pa dyshim që është zgjedhja më e mirë e Kosovës”, ka thënë Bunjaku për KOHËN të dielën.

    Ai thotë se Foda është trajner me karakter.

    “Kemi pasur një raport të mirë. E kërkonte gjithnjë mendimin tim para lojës. Nëse nuk i ec ashtu siç mendon ky, mund të bëhet i vështirë për lojtarët. Por mendoj se duhet të jetë pak i vështirë për të pasur rezultate”, është shprehur Bunjaku, që ka luajtur edhe për Zvicrën.

    Ish-sulmuesi i Bundesligës insiston se Federata e Futbollit e Kosovës ka bërë zgjedhjen e duhur me Fodan. Suksesi, sipas Bunjakut, nuk do të mungojë nëse gjithçka shkon sipas planit të përzgjedhësit gjerman.

    “Kur kemi qenë së bashku ka pasur dëshirë që ekipi i vet ta ketë topin, të ketë pasime të shpejta dhe të luajë lojë ofensive. Nuk e di se a ka ndryshuar, por besoj se jo, sepse ai preferon lojën e shpejtë dhe atraktive. Do të më vinte mirë nëse Kosova do ta siguronte pjesëmarrjen me Francon në ndonjë ngjarje të madhe. I kam raportet e mira dhe do të më vinte mirë. Nëse lojtarët e kuptojnë shpejt filozofinë e tij mendoj se edhe suksesi nuk do të mungojë”, ka thënë Bunjaku.

    Mendimin se Foda është i duhuri për Kosovën e ndanë edhe Enis Alushi.

    “Është i duhuri”, thotë ish-mesfushori.

    Kohën më të madhe si trajner, Foda e kaloi në Austri. Drejtoi për shumë vjet Sturm Grazin, me të cilën skuadër fitoi një herë titullin e kampionit dhe Kupën e Austrisë.

    Nga viti 2018 deri më 2022 ishte trajneri i Përfaqësueses së Austrisë, të cilën arriti ta kualifikonte në Evropianin e vitit 2020 dhe kaloi fazën e grupeve.

    Në ciklin kualifikues ku Austria u kualifikua, në një grumbullim ishte edhe mbrojtësi Albert Vallçi, i cili kërkohej edhe nga Përfaqësuesja e Kosovës.

    Foda e pati vlerësuar Vallçin në të kaluarën sa ishte pjesë e Red Bull Salzburgut.

    Foda e pati grumbulluar për ndeshjet me Slloveninë e Maqedoninë e Veriut.

    Për debutimin e tij, Foda pati thënë se Vallçi “është lojtar që mund të përdoret në mbrojtje dhe ka fleksibilitet dhe se mosha e tij e re e bën lojtar interesant”.

    28-vjeçari Vallçi nuk ka luajtur asnjë ndeshje për Austrinë. Aktualisht është pjesë e St. Gallenit të Zvicrës, ku numri i lojtarëve shqiptarë është goxha i madh. Ka edhe lojtarë që mund të jenë interesantë në të ardhmen për Kosovën.

    Franco Foda të shtunën u prezantua si selektor i Kosovës. Me FFK-në ka firmosur për dy vjet.

    57-vjeçari do të debutojë në ndeshjet miqësore të marsit. Më 22 mars, Kosova do të luajë ndaj Armenisë në Jerevan, ndërsa më 26 mars përballet me Hungarinë në Budapest.

    TË LIDHURA

    Liverpooli fiton derbin dramatik ndaj Tottenhamit

    20/12/2025 21:43

    Agim Ademi dhe zyrtari i FIFA-s inaugurojnë ‘FIFA Arena’ në shkollën ‘Hasan Prishtina’

    20/12/2025 19:08

    City “rrëzon” Arsenalin nga pozita e parë

    20/12/2025 19:04

    Supergol i Florent Muslijës nga korneri

    20/12/2025 16:40
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.