Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Bylis nënshtron Erzenin, shijakasit pësojnë humbjen dhe golat e parë në elitë
    Ballina-2

    Bylis nënshtron Erzenin, shijakasit pësojnë humbjen dhe golat e parë në elitë

    01/10/2022 01:35
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Bylis regjistroi një fitore të thellë në ndeshjen hapëse të javës së gjashtë së Abissnet Superiore teksa mposhti me shifrat 4-1 në stadiumin Adush Muça, Erzenin. Shijakasit pësojnë kështu humbjen e parë si dhe golat e parë në elitë ndërsa ishin të pafuqishëm përballë mallakastriotëve që e nisën ndeshjen në mënyrën e duhur duke zhbllokuar rezultatin në minutën e dhjetë me anë të Xhonatan Lajthisë, i cili ndëshkoi në fakt ish-ekipin e tij.

    Ndërkohë, në minutën e 25-të, Kaçorri dyfishoi shifrat duke e dërguar skuadrën e qetë në dhomat e zhveshjes. Megjithatë, të besuarit e trajnerit Arian Bellai nuk e ulën rtimin dhe në të 58-tën gjetën golin e tretë me anë të sulmuesit Anthony Bej. Nga ana tjetër, ballshiotët nuk mundën ta ruanin portën e paprekur pasi Enck në të 70-tën shkurtoi diferencat.

    Gjithsesi, në fushë, Bylisi ishte superior dhe shënoi të katërtin në të 90-tën me anë të Souza. Përfundimisht, ndeshja u mbyll me rezultatin 4-1, teksa Bylis ngjitet në vendin e dytë me 11 pikë duke zbritur në vend të tretë pikërisht Erzenin, po me 11 pikë.

    TË LIDHURA

    Franco Foda: Me Slloveninë synojmë të paktën një pikë

    10/11/2025 14:55

    Përparim Rama e Agim Ademi përurojnë stadiumin e Prishtinës së Re

    08/11/2025 16:45

    Tovërlani e ‘godet’ Vokrrin: S’ka të drejtë loje te Shqipëria, tek ne donte vend titullari e tek Afrim Tovërlani veç deka është e sigurt

    08/11/2025 12:10

    Fitore e jashtëzakonshme e Ramiz Sadikut, e mposht Vushtrrinë në kryeqytet

    07/11/2025 16:10
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.