Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Bytyqi: Unë dhe lojtarët tjerë jemi në formë të mirë, kemi një plan për të fituar ndaj Izraelit
    Ballina-2

    Bytyqi: Unë dhe lojtarët tjerë jemi në formë të mirë, kemi një plan për të fituar ndaj Izraelit

    20/03/2023 22:16
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kombëtarja e Kosovës i ka nisur sot përgatitjet për dy ndeshjet e këtij muaji në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

    Kosova më 25 mars do të luajë në udhëtim kundër Izraelit, kurse pas tri ditësh e pret Andorrën në Prishtinë.

    Pas seancës stërvitore, Zymer Bytyqi foli për faqen zyrtare të FFK-së, ku mes tjerash tha se beson në kualifikimin historik, teksa shtoi se ka një plan që Kosova t’i marrë pikët e plota nga përballja me izraelitët.

    “Fillimisht jam i lumtur që sërish jemi bashkë në kombëtare. Pres që të kemi sukses dhe të mund të arrijmë në Evropian. Kemi një grup të mirë dhe besoj që nëse e japim maksimumin tonë mund ta arrijmë kualifikimin. Ndeshja me Izrealin do të jetë shumë e vështirë por edhe ne i kemi lojtarët e mirë dhe e kemi një plan që të shkojmë atje për t’i marrë tri pikë”, tha 26-vjeçari.

    “Jam në formë të mirë e po ashtu edhe lojtarët e tjerë që janë këtu  janë në formë të mirë dhe po kalojnë mirë në klubet e veta. Shpresoj të vazhdojmë kështu. Pres përkrahjen nga tifozët tanë ‘Dardanët’, pasi ata na shtyjnë të japim maksimumin tonë për t’i marrë pikët maksimale”, deklaroi Bytyqi.

    TË LIDHURA

    Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

    05/11/2026 13:47

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.