Komisioni për delegimin e gjyqtarëve ka publikuar listën e arbitrave që do të ndajnë drejtësinë në ndeshjet e javës së tetë në Albi Mallë Superligë.
Derbi më i nxehtë i futbollit kosovar, ai ndërmjet Dritës e Gjilanit që luhet të dielën në Lipjan i është besuar gjyqtarit Erdall Zasella, shkruan Ballkani.info.
Një sfidë joshëse është edhe ai ndërmjet Ballkanit e Llapit ku “bilbili kryesor” i është besuar gjyqtarit Ilir Mehmeti.
Më poshtë gjeni të gjithë gjyqtarët e deleguar më short për ndeshjet e këtij vikendi. /GazetaSport

