Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Calhanoglu mbetet tek Interi
    Ballina-2

    Calhanoglu mbetet tek Interi

    17/05/2023 13:38
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Hakan Calhanoglu nuk do të largohet nga Interi këtë verë, por do të mbetet pjesë e ekipit italian edhe për disa vjet të tjerë. “Calciomercato” ka shkruar të mërkurën se mesfushori ka arritur marrëveshje me Interin për rinovimin e kontratës, e cila do të bëhet zyrtare brenda këtij muaji.

    Me rinovimin e kontratës që i skadon këtë verë, Calhanoglu do të jetë pjesë e Interit deri në verën e vitit 2027. Turku 29-vjeçar është njëri prej lojtarëve më të rëndësishëm këtë edicion të Interit, ekip që ka siguruar finalen e Ligës së Kampionëve.

    Në 45 ndeshje të luajtura në të gjitha garat deri më tani, Calhanoglu ka shënuar 4 gola dhe ka bërë 8 asistime. Ai është pjesë e Interit prej vitit 2021 kur iu bashkua si lojtar i lirë.

    TË LIDHURA

    Austria e Irlanda me ekipe më të “shtrenjta” se Kosova

    13/02/2026 19:27

    Ylli i Austrisë u dënua nga UEFA për sharjen e shqiptarëve

    13/02/2026 19:26

    Trajneri i Irlandës flet për sukseset e Kosovës: Ishin mbresëlënës

    13/02/2026 13:19

    Grupe shumë të forta në Ligën A

    12/02/2026 20:05
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.