Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Cancelo ka dëmtuar ligamentin, ja sa do të mungojë
    Ballina-2

    Cancelo ka dëmtuar ligamentin, ja sa do të mungojë

    05/01/2024 15:33
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Në një deklaratë të lëshuar këtë të premte, Barcelona njofton se Joao Cancelo ka pësuar një lëndim (tendosje) në ligamentin e brendshëm të gjurit të majtë.

    Lojtari portugez u zëvendësua në minutën e 11-të të ndeshjes kundër Las Palmas një ditë më parë.

    Barcelona nuk jep një vlerësim për kohën që portugezi do të qëndrojë në infermieri, por duket e sigurt që Cancelo do të humbasë Superkupën, të planifikuar për javën e ardhshme.

    Ekipi i trajnuar nga Xavi do të përballet me Osasunën në gjysmëfinalen e dytë, e planifikuar për t’u zhvilluar në datën 11 janar. Një ditë më parë, Reali dhe Atlético e Madridit do të luajnë gjysmëfinalen e parë, ndërsa finalja do të zhvillohet më 14 janar.

    Mbrojtësi portugez ka luajtur 22 ndeshje për Barcelonën dhe ka shënuar tre gola dhe ka dhënë dy asistime. /GazetaSport

    TË LIDHURA

    Portieri i Kombëtares së Kosovës, Amir Saipi në ekipin ideal të javës në Zvicër

    16/02/2026 15:48

    Armand Duka merr besimin e plotë të Asamblesë, udhëheq futbollin shqiptar për katër vitet e ardhshme

    16/02/2026 13:02

    Rashica vendimtar në fitoren dramatike të Beshiktashit

    15/02/2026 21:42

    Portieri i Kosovës pret sërish penalltinë e Shaqirit

    15/02/2026 20:41
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.