Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    CAS-i refuzon ankesën e Kosovës për ndeshjen me Rumaninë
    Ballina-1

    CAS-i refuzon ankesën e Kosovës për ndeshjen me Rumaninë

    05/05/2025 17:56
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) ka rrëzuar ankesën e Federatës së Futbollit të Kosovës kundër Federatës Rumune të Futbollit dhe UEFA-s.

    Vendimin, gjykata me seli në Llozanë të Zvicrës e publikoi të hënën. FFK-ja ishte ankuar lidhur me ndeshjen e 15 nëntorit të vitit të kaluar ndaj Rumanisë. FFK-ja, sipas vendimit, ka kërkuar UEFA ta mbajë Federatën e Futbollit të Rumanisë përgjegjëse për ndërprerjen e ndeshjes si dhe të anulojë gjobën prej 6000 euro. 

    Por edhe CAS-i, njëjtë si UEFA, ka vlerësuar se loja u ndërpre për shkak se futbollistët e Kosovës e lëshuan njëanshëm fushën e lojës. 

    “Paneli shqytrtoi provat dhe arriti në përfundim se lojtarët e Kosovës morën vendim të njëanshëm për të lënë fushën, në mungesë të një udhëzimi të vlefshëm nga gjyqtari dhe ishin përgjegjës për ndërprerjen e ndeshjes. Paneli pranoi se vendimi i lojtarëve të Kosovës u mor për shkak të disa brohoritjeve. Ndërsa ato ishin të papranueshme dhe ishin subjekt i sanksioneve të tjera nga UEFA, ato nuk mund të justifikojnë braktisjen e fushës nga ekipi kombëtar i Kosovës. I takonte gjyqtarit të vendoste për hapat që duheshin ndërmarrë”, shkruan në vendimin e publikuar të hënën.

    Pra përgjegjës për ndërprerjen e ndeshjes, njëjtë si UEFA, CAS-i i lë lojtarët e Kosovës.

    “Paneli vuri në dukje se lojtarët e Kosovës refuzuan qartë të ndiqnin udhëzimet e gjyqtarit që të ktheheshin në fushë dhe të vazhdonin ndeshju. Paneli vendosi që FFK-ja e federata rumune ishte përgjegjëse për mospërfundimin e ndeshjes. Ankesa e FFK-së hidhet poshtë dhe vendimi i kontestuar mbështetet”.

    TË LIDHURA

    Ademi takohet me ministrin e Sportit, Blerim Gashani, uron për detyrën e re dhe diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit

    12/03/2026 15:23

    Dy javë para përplasjes në Bratisllavë, Kosova nuk po përgatitet vetëm për një ndeshje, po përgatitet për një faqe të re në historinë

    12/03/2026 14:13

    Nga disfata në Podujevë, dy zyrtarë të Ballkanit në disiplinore për ofendime!

    12/03/2026 13:54

    Agim Ademi iftar me Halil Kastratin dhe përfaqësues të futbollit në Shtëpinë e të Moshuarve

    11/03/2026 21:23
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.