Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Casemiro e ka pranuar se është penduar për transferimin te Manchester Unitedi
    Futboll ndërkombëtar

    Casemiro e ka pranuar se është penduar për transferimin te Manchester Unitedi

    07/10/2022 19:21
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Casemiro është penduar për transferimin e tij te Manchester United gjatë afatit kalimtar të verës së këtij viti.

    Braziliani është paraqitur në ndeshje këtë sezon – 4 në Premierligë dhe 3 në Ligën e Evropës, duke zhvilluar në total 298 minuta.

    Shkaku i minutave, mesfushori me përvojë mendon se mund të ketë marrë vendimin e gabuar për t’iu bashkuar “Djajve të Kuq”.

    Sipas “Todofichajes”, Casemiro tashmë u ka thënë miqve se është penduar për transferimin e tij në “Old Trafford”.

    Tutje thuhet se ai do të mirëpriste një rikthim në Real Madrid nëse do të bëhej e mundur, diçka që nuk mendohet të jetë reale duke pasur parasysh tarifat e transferimit të përfshira.

    Për më tepër, pretendohet se Casemiro do të ishte i hapur për një largim në formë huazimi gjatë afatit të janarit në mënyrë që të fitojë më shumë minuta.

    30-vjeçari nënshkroi kontratë të vlefshme deri në qershor të vitit 2026, teksa një largim kaq shpejt pas ardhjes së tij duket të jetë shumë i pamundur.

    Megjithatë, një tjetër faktor kyç mund të varet edhe nga Cristiano Ronaldo, i cili është edhe një mik i afërt me Casemiron, të cilit mund t’i jepet leja të largohet nga Manchester Unitedi në janar.

    TË LIDHURA

    Ish-talenti i Liverpoolit nënshkruan me skuadrën kosovare

    14/07/2025 19:25

    Goditi me shuplakë futbollistin e Chelseat pas finales së Botërorit, Luis Enrique “thyen” heshtjen | Tekniku rrezikon dënimin drastik nga FIFA

    14/07/2025 17:33

    Donnarumma doli nga vetja pas finales, por Maresca e ndaloi me fjalët që nuk pritej t’i thoshte

    14/07/2025 17:08

    Zbulohen shifrat marramendëse që fituan klubet pjesëmarrëse në Botëror

    14/07/2025 14:02
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.