Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Casillas me fjalë të mëdha për Ronaldon: Kur njerëzit flasin për Ronaldon, harrojnë atë që ai ka bërë
    Ballina-2

    Casillas me fjalë të mëdha për Ronaldon: Kur njerëzit flasin për Ronaldon, harrojnë atë që ai ka bërë

    21/11/2022 17:01
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Iker Casillas e sheh Portugalinë si favoritin kryesor për ta fituar Kampionatin Botëror ‘Katar 2022’.

    Ish-portieri legjendar spanjoll e ka bërë favorit Portugalinë për faktin se në radhët e veta portugezët kanë pesë herë fituesin e Topit të Artë, Cristiano Ronaldon.

    Casillas dhe Ronaldo kanë qenë bashkëlojtarë për një kohë të gjatë te Real Madridi.

    Spanjolli ka thënë se Ronaldo nuk është në Katar për pushime dhe se ai do të tentojë ta fitojë Kupën e Botës.

    “Duket se Cristiano ka ardhur në Kupën e Botës si mysafir dhe njerëzit nuk e llogarisin për shkak të telasheve që ai ka te Manchester United”.

    “Por unë e shoh si pretendentin kryesor për fitimin e ‘Këpucës së Artë’”, tha Casillas.

    “Kur njerëzit flasin për Ronaldon, harrojnë atë që ai ka bërë. Por ai nuk harron, sepse ai e di se çfarë ka bërë. Gjithmonë do ta doja në ekipin tim”.

    “Cristiano duhet të vazhdojë të luajë në nivel të lartë, pasi ai ka ende për të dhënë”, deklaroi Casillas.

    TË LIDHURA

    “Merr 400 mijë euro në ditë dhe hynë në grevë”, ish futbollisti ‘shpërthen’ kundër Cristiano Ronaldos

    06/02/2026 18:23

    Sejdini uron Ademin: Shpresojë që ky mandat të sjellë zhvillim të mëtejmë të futbollit

    06/02/2026 14:09

    Emir Sahiti shënon dy gola për Maccabi Tel Avivin

    05/02/2026 23:13

    Debutim i jashtëzakonshëm i Benzemas për Al Hilalin, “hat-trick” dhe një asistim

    05/02/2026 21:45
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.