Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Cavani: Ronaldo më bëri më të fortë
    Futboll ndërkombëtar

    Cavani: Ronaldo më bëri më të fortë

    07/10/2022 18:45
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Edinson Cavani ka folur për kohën e kaluar te Manchester Unitedi, në veçanti për Cristiano Ronaldon.

    Të dy futbollistët ishin pjesë e “Djajve të Kuq” në sezonin e kaluar. Uruguaiani u largua verën e këtij viti drejt Valencias, teksa portugezi vazhdon të jetë pjesë e skuadrës angleze.

    Së fundmi, Cavani ka folur për këtë kohë – teksa Ronaldon e vlerësoi lartë.

    “Si keni komunikuar me Ronaldon? Shumë mirë. Kemi folur shumë, kemi ngrënë disa darka së bashku, kemi ndarë mendimet tona për futbollin. Kemi histori të ndryshme jete, por të dy u ngritëm nga fundi. Kur kjo ndodh, kur bëni kaq shumë përpjekje për të, mësoni shumë”, tha ai.

    “Ne kishim një ideologji të ngjashme të jetës. Ai është një djalë normal, shumë më i ngrohtë kur i afrohesh. Ai gjithmonë mendon për punën dhe për të mbajtur një nivel, i zhytur në të gjitha detajet”, shtoi 35-vjeçari.

    “A të përmirëson apo kufizon të luash pranë tij? Ai më bëri më të fortë. Plus ai është më i vjetër se unë. Njerëzit thonë të gjitha llojet e gjërave për të, se ai mund të veprojë më mirë ose më keq, por unë marr gjërat e mira. Është e njëjta gjë në futboll. Mësova diçka nga qëndrimi i tij, përgatitja e tij”, deklaro Cavani.

    TË LIDHURA

    Agim Ademi iftar me Halil Kastratin dhe përfaqësues të futbollit në Shtëpinë e të Moshuarve

    11/03/2026 21:23

    Shqipja do të dëgjohet edhe në Bratisllavë, Foda po i bënë analizat e fundit para ndeshjes me Sllovakinë

    11/03/2026 14:30

    Edon Zhegrova mbërrin në stërvitje me Ferrarin e tij, përshëndet tifozët e Juventusit me autografe

    10/03/2026 12:53

    Kur dardanët shkëlqejnë në klubet e tyre, drita e tyre do të ndriçojë edhe fanellën e Kosovës në Sllovaki

    09/03/2026 11:38
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.