Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Çeferini kërkon falje për finalen në Paris, pranon problemet në Stamboll
    Ballina-2

    Çeferini kërkon falje për finalen në Paris, pranon problemet në Stamboll

    22/06/2023 22:47
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Presidenti i UEFA-s, Aleksander Çeferin, u ka kërkuar falje tifozëve të futbollit të enjten pasi sigurimi dështoi dhe katastrofa ishte afër në finalen e Ligës së Kampionëve vitin e kaluar në Paris. Kreu i futbollit evropian po ashtu pranoi se probleme me tifozë ka pasur edhe në finalen e “Championsit” në këtë vit, më herët gjatë këtij muaji.

    “Ne duam që t’i evitojmë ngjarjet që kanë ndodhur vitin e kaluar e që na kanë mbetur në kujtesë. Vitin e kaluar të gjithë e pranuan vendimin për ta ndryshuar vendin e finales nga St. Petersburgu në Paris dhe në fund të gjithë e dimë se çfarë ndodhi. Qëllimet e mira shpeshherë nuk janë të mjaftueshme dhe ne e dijmë atë dhe kërkojmë falje për atë”, theksoi ai.

    Shkaku i dështimit të sigurisë në finalen e vitit 2022, vuri në rrezik jetët e tifozëve të Liverpoolit dhe Real Madridit. Mijëra tifozë thuajse u shtypën teksa rrinin në rend për të hyrë në stadiumin “Stade de France” me kapacitet prej 75 mijë ulëseve. Shumë tifozë u përballën edhe me gaz lotsjellës nga policia. Në Stamboll, tifozët u ankuan për transport. Disa pas finales, kishin mbërritur në hotelet e tyre në orën 3 të mëngjesit.

    “Do të vazhdojmë të punojmë së bashku për të përmirësuar atë që mundemi. Po mendoj në veçanti për linjat e transportit për në stadium dhe nga stadiumi. Stadiumet nikoqire të kenë ujë dhe tualete për të gjithë. Mund t’iu siguroj se finalja e Ligës së Kampionëve në vitin tjetër në ‘Wembley’ dhe Evropiani 2024 në Gjermani, do të jenë eksperienca të veçanta për tifozët”, është shprehur Çeferini në Kongresin Evropian të Tifozëve të Futbollit në Manchester.

    TË LIDHURA

    Mallorca sërish me postim të veçantë për Vedat Muriqin

    02/04/2026 11:23

    Ademi pas medaljes nga presidentja: Kjo është medalja më e çmuar, medalja e shtetit tonë, medalja e popullit tonë

    01/04/2026 11:28

    Fjalët e Muriqit nga Presidenca e Kosovës: S’më kishte shkuar mendja te kjo, as biletën kthyese nuk e kam

    01/04/2026 11:09

    “Dardanët” kërkojnë falje që s’po mund t’i përmbushin të gjitha kërkesat për bileta

    31/03/2026 11:06
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.