Futboll ndërkombëtar

Çekia fiton dhe shtyn festën e Shqipërisë

Çekia fiton dhe shtyn festën e Shqipërisë

Republika e Çekisë ka fituar përballë Ishujve Faroe në ndeshjen kualifikuese të Evropianit të vitit të ardhshëm. Çekia të dielën mbrëma fitoi në “Doosan Arena” të Plzenit me rezultatin 1:0 dhe e ka shtyrë festën dhe kualifikimin e Shqipërisë në “Euro 2024”. Mesfushori Tomas Soucek e shënoi golin e vetëm në ndeshje. Futbollisti i West

Besnik Batusha

Republika e Çekisë ka fituar përballë Ishujve Faroe në ndeshjen kualifikuese të Evropianit të vitit të ardhshëm.

Çekia të dielën mbrëma fitoi në “Doosan Arena” të Plzenit me rezultatin 1:0 dhe e ka shtyrë festën dhe kualifikimin e Shqipërisë në “Euro 2024”.

Mesfushori Tomas Soucek e shënoi golin e vetëm në ndeshje. Futbollisti i West Hamit realizoi nga penalltia në minutën e 76-të.

Republika e Çekisë pas gjashtë ndeshjeve ka 11 pikë në Grupin E.

Ishujt Faroe mbesin me një pikë.

Shqipëria prin në grup me 13 pikë. I duhej një fitore nga dy ndeshjet që do t’i zhvillojë në nëntor për ta siguruar biletën në Evropian. Luan ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe.

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions