Çekia po dominon plotësisht ndaj Shqipërisë. Pas një goli të anuluar për pozitë jashtë loje, Çekia ka kaluar në epërsi prej 1:0 në minutën e 57-të.
Pas një vendosje të gabuar në mbrojtje, Çerny ka shënuar për 1:0.
Fillimisht goli u anulua, por u pranua pas rishikimit të VAR-it.
Në minutën e 58-të në lojë ka hyrë Mirlind Daku, duke debutuar kështu për Shqipërinë.