Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    “Çekia ka qarë një herë në Kosovë” – Mediumi i madh çek e paralajmëron Slavian për sfidën me Ballkanin
    Ballina-1

    “Çekia ka qarë një herë në Kosovë” – Mediumi i madh çek e paralajmëron Slavian për sfidën me Ballkanin

    27/10/2022 15:13
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Ballkani e zhvillon sonte përballjen e rrethit të pestë në fazën e grupeve në Ligën e Konferencës kundër Slavia Prahës.

    Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë është arenë e ballafaqimit të Grupit G me fillim nga ora 21:00, raporton Demokracia.com.

    Fitorja do t’i mbante gjallë shpresat e dy ekipeve për kualifikim nga grupi, në të kundërtën ato do të shuheshin.

    Se arkëtimi i tri pikëve të plota do të jetë e vështirë, Slavia Prahën e ka paralajmëruar edhe mediumi i madh çek “sport.cz”.

    Këta të fundit ia kanë përmendur Slavias se çekët kanë “qarë” njëherë në po të njëjtin stadium.

    Bëhet fjalë për sfidën mes Kombëtares së Kosovës dhe Çekisë e cila tri vite më parë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian ishte mbyllur 2:1 për “Dardanët”.

    “Edhe dy fitore mund të mos mjaftojnë. Slavia do t’i shmanget sikletit në Kosovë. Futbolli çek tashmë ka qarë këtu një herë” – ka thënë për “Sport.cz” gazetari Jan Maly nga Prishtina.

    Kampionët e Kosovës vijnë pas disfatës 1:2 me Sivassporin në kryeqytet dhe barazimit 1:1 me Dukagjinin në Superligën e Kosovës.

    Ballkani është i fundit me katër pikë, po aq sa Slavia që ka goldallim më të mirë. I pari është Sivasspori me shtatë pikë. Shtatë ka edhe Cluji i dyti.

    TË LIDHURA

    Tronditje te Barcelona: Yamal diagnostifikohet me sëmundje të pashërueshme

    31/10/2025 16:17

    Ish-portieri i Tottenhamit pensionohet për arsye të pazakontë

    31/10/2025 14:47

    Barcelona pritet të rikthehet në “Camp Nou” në nëntor

    31/10/2025 11:59

    Bleart Tolaj, më i miri i xhiros në Superligë

    30/10/2025 16:53
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.