Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Çeku paralajmëron ndërtimin e një stadiumi në Suharekë: Po presim lokacionin
    Ballina-1

    Çeku paralajmëron ndërtimin e një stadiumi në Suharekë: Po presim lokacionin

    14/09/2023 12:26
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Ministri i Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku ka thënë se në qytetin e Suharekës do të ndërtohet një stadium i ri i futbollit.

    Këtë lajm kreu i MKRS-së e ka dhënë në Kuvendin e Kosovës, aty ku ka treguar se po presin që të caktohet lokacioni nga ana e kësaj komune si dhe projektin zbatues dhe më pas Qeveria e Kosovës do ta ndajë buxhetin për këtë projekt.

    “Suhareka është e përfshirë në planin e investimit për infrastrukturën e futbollit për të cilën kemi diskutuar edhe me nivelin lokal dhe me organizatat vendore por edhe ndërkombëtare të futbollit me qëllim konsolidimin e infrastrukturës së futbollit. Në Suharekë planifikohet të ndërtohet stadiumi ku Ministria e Kulturës dhe e Sportit, komuna dhe Federata e Futbollit do t’i bashkërendojnë veprimet dhe do t’i ndajnë përgjegjësitë ndërmjet tyre. Komuna duhet ta sigurojë lokacionin, pasi të sigurohet lokacioni, komuna duhet ta hartojë projektin zbatues dhe në momentin që komuna i ndërmerr këto dy veprime, ministria dhe Qeveria e Kosovës do t’i ndajnë mjetet e nevojshme buxhetore për ndërtimin e stadiumit të ri të Suharekës”, ka thënë Çeku.

    Ballkani, që vjen nga Suhareka, është skuadra që po vazhdon t’i zhvillojë ndeshjet në një stadium me bari sintetik, derisa për herë të dytë radhazi është kualifikuar për në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

    TË LIDHURA

    Liverpooli fiton derbin dramatik ndaj Tottenhamit

    20/12/2025 21:43

    Agim Ademi dhe zyrtari i FIFA-s inaugurojnë ‘FIFA Arena’ në shkollën ‘Hasan Prishtina’

    20/12/2025 19:08

    City “rrëzon” Arsenalin nga pozita e parë

    20/12/2025 19:04

    Supergol i Florent Muslijës nga korneri

    20/12/2025 16:40
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.