Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Çeku: Vitin e ardhshëm caktohet lokacioni dhe nis ndërtimi i stadiumit nacional
    Ballina-1

    Çeku: Vitin e ardhshëm caktohet lokacioni dhe nis ndërtimi i stadiumit nacional

    19/12/2023 23:06
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, në emisionin “Pressing” në T7 është deklaruar lidhur me ndërtimin e stadiumit nacional.

    Çeku tha se vitin e ardhshëm do të përcaktohet përfundimisht lokacioni për ndërtimin e këtij stadiumi.

    Gjithashtu, i pari i MKRS-së tha se beson që edhe ndërtimi i tij do të nisë vitin e ardhshëm.

     “Për stadiumin nacional merret vendimi përfundimtar vitin e ardhshëm për lokacion. E kemi si obligim kontraktual për Lojërat Mesdhetare. E kemi marrë sivjet të drejtën e organizimit dhe aty stadiumi nacional është pjesë e kontratës, dhe duhet ta bëjmë. Por, atyre u kemi thënë se një herë duhet bërë master-plani, që përcakton lokacione për infrastrukturën e re”, tha ai.

    “Ka pasur nisma për dy lokacione; Drenas dhe Bernicë. Mund të jetë njëra nga këto dy lokacione. Ndoshta master-plani do të na jep një tjetër lokacion. Vitin e ardhshëm besoj se nis ndërtimi”, deklaroi ministri Çeku. /GazetaSport

    TË LIDHURA

    Qeveria do të investojë 1.9 milionë euro në stadiumin “Zahir Pajaziti”

    01/08/2025 16:20

    Kristal Abazaj i bashkohet kampiones së Kosovës

    01/08/2025 15:21

    Arbitri kosovar i jep dy kartonë të verdhë, por nuk e përjashton lojtarin

    01/08/2025 15:19

    Eliminohet Prishtina

    31/07/2025 22:54
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.