Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Celina shpreson të jetë te Kosova në tetor
    Ballina-1

    Celina shpreson të jetë te Kosova në tetor

    11/09/2025 23:28
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Gëzim të madh kishte në Kosovë të hënën mbrëma. 

    “Dardanët” shokuan përfaqësuesen e Suedisë me fitore 2:0 në ndeshjen e dytë të Grupit B kualifikues për Kupën e Botës 2026. 

    Tani Kosova është e dyta pas dy ndeshjeve me tri pikë. Zvicra i prinë grupit me gjashtë pikë. Suedia e Sllovenia kanë nga një pikë në vendin e dytë e të tretë. 

    Golat u shënuan nga Elvis Rexhbeçaj dhe Vedat Muriqi. 

    Bersant Celina nuk u ftua dhe pati reagime të shumta nga njohës të futbollit në Kosovë për mosftesën e tij. Por Celina shpreson që të ftohet në tetor për ndeshjet ndaj Sllovenisë në “Fadil Vokrri” dhe në udhëtim te Suedia. Këto ndeshje luhen më 10 e 13 tetor. 

    28-vjeçari Celina në këtë edicion ka realizuar shtatë gola, ndërsa ka kontribuuar me katër asistime në 27 ndeshje në të gjitha garat për AIK-un e Suedisë. 

    “Isha shumë afër, por shpresoj të jem në grumbullimin e tetorit”, ka deklaruar Celina të enjten për mediumin suedez “FotbollDirekt”. 

    Celina si dyvjeçar u largua në kohën e luftës nga Kosova për në Norvegji. 

    Ai e përfaqësoi Norvegjinë nga grupmosha U15 deri në U21. 

    Por, Kosovën e përfaqëson prej vitit 2014. 

    “Jam shumë i lumtur për fitoren e Kosovës. Kurrë nuk e di se çfarë mund të ndodh. Natyrisht, nuk do të jetë e lehtë për t’u kualifikuar në Botëror, nuk ka ndeshje të lehta. Sidomos ajo kundër Suedisë në Gothenburg, por të shohim. Nëse mund të fitosh një herë ndaj Suedisë, padyshim se mund të fitosh edhe për herën e dytë”, ka deklaruar Celina. 

    Celina që ka afro 40 paraqitje me Kosovën në nivelin e seniorëve, ka pasur bisedime me kapitenin e AIK-ut, Anton Saletros, i cili e përfaqëson Suedinë. 

    Saletros ishte në bankën rezervë në ndeshjen ndaj Kosovës, por nuk u inkuadrua në lojë. 

    “Shpresoj të jem i grumbulluar në tetor. Njerëzit atje janë shumë të lumtur dhe krenar pas ditës së hënë”, është shprehur Celina.

    TË LIDHURA

    Celina shpreson të jetë te Kosova në tetor

    11/09/2025 23:28

    Serbia i trembet huliganëve të saj, i kërkon UEFA-s të ndryshojë stadiumin e ndeshjes me Shqipërinë, sa më larg Beogradit

    11/09/2025 20:20

    Çeferini tërheq vërejtjen për ndeshjen në Beograd

    11/09/2025 19:42

    Media serbe: Vendim shokues i Federatës serbe, Shqipëria nuk vjen në Beograd?!

    11/09/2025 15:32
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.