Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Cesar Azpilicueta nxit thashethemet për Luis Enrique: Ndeshjet më të mira të mija për Spanjën ishin me atë trajner
    Ballina-2

    Cesar Azpilicueta nxit thashethemet për Luis Enrique: Ndeshjet më të mira të mija për Spanjën ishin me atë trajner

    10/04/2023 18:39
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Cesar Azpilicueta i ka nxitur thashethemet që e lidhin kalimin e Luis Enrique në Chelsea, duke pranuar se ai është kënaqur kur ka punuar nën drejtimin e trajnerit spanjoll.

    Blutë janë në kërkim të një trajneri të përhershëm pasi që Graham Potter i dha fund karrierës në Stamford Bridge pas një aventure të shkurtër ku luajti vetëm 31 ndeshje. Legjenda e klubit, Frank Lampard u kthye në Londrën Perëndimore por si trajner i përkohëshëm, me ish menaxherin e Barcelonës dhe Spanjës, Enrique që është njëri nga kandidatët në listën e gjatë për ta marrë postin e skuadrës nga Premier Ligë.

    Kapiteni i Chelsea, Azpilicueta u pyet nga EFE-së  nëse atij do t’i pëlqente që bashkëatdhetari i tij t’i baskohet atij në Angli. “Kjo është pjesë e klubit me kënd negocion, e të cilët ne besojmë së është më e mira për klubin. Ne do të presim çfarë do të ndodh”.

    Ndërsa ka shumë pyetje që bëhen për atë se kush do ta marrë drejtimin e Chelsea, Azpilicueta ka thënë të kuptohet se ai do të dëshironte të punonte përsëri me Enrique.

    “Lojërat e mija më të mira me Kombëtaren janë ato me Luis Enrique si trajner”.

    Azpilicueta, i cili ka mbushur 33 vjet, është paraqitur 44 herë për Spanjën – me karrierën me Kombëtaren kua ai luajti më 2014, 2018 dhe 2022 në Botëror dhe në Euro 2020 që u mbajt më 2021 shkaku i Covid-19.

    TË LIDHURA

    Ademi pas medaljes nga presidentja: Kjo është medalja më e çmuar, medalja e shtetit tonë, medalja e popullit tonë

    01/04/2026 11:28

    Fjalët e Muriqit nga Presidenca e Kosovës: S’më kishte shkuar mendja te kjo, as biletën kthyese nuk e kam

    01/04/2026 11:09

    “Dardanët” kërkojnë falje që s’po mund t’i përmbushin të gjitha kërkesat për bileta

    31/03/2026 11:06

    Kosova – Turqia, ky është historiku i përballjeve direkte

    30/03/2026 14:31
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.