Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Çfarë e bën Ardon Jasharin kaq interesant për top-ekipet?
    Ballina-1

    Çfarë e bën Ardon Jasharin kaq interesant për top-ekipet?

    23/06/2025 20:38
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Ardon Jashari pati paraqitje mbresëlënëse sezonin e kaluar me Club Bruggen në Ligën e Kampionëve dhe kampionatin belg. Paraqitjet e tij tërhoqën vëmendjen e shumë klubeve të mëdha evropiane. Analisti Andy Mulders ka bërë një analizë për mediumin belg “Votbal Primeur” se çfarë e bën Ardon Jasharin kaq interesant për klubet si Manchester City, Paris Saint-Germaini dhe Milani.

    Jashari luajti 4.132 minuta për Club Bruggen në 52 ndeshje zyrtare. Shënoi katër gola, ndërsa kontribuoi me gjashtë asistime. Ai pati saktësi pasimesh prej 88.4 për qind. Tregoi aftësi të jashtëzakonshme edhe në qarkullimin e topit. Po ashtu, Jashari qëndron mirë edhe fizikisht. Mesatarisht vrapon 10 kilometra për ndeshje. Ai është një mesfushor që kontrollon lojën dhe ka pasqyrë të mirë taktike. Sipas analistit belg, Jashari ka vend edhe për përmirësime. Ndër elementet që ka përmendur efikasitetin dhe disiplinën në lojë. Jashari ka shënuar vetëm tre gola, ndërsa është ndëshkuar me tre kartonë të verdhë.

    Analisti belg e ka krahasuar Jasharin me Sergio Busquetsin për nga stili i lojës. Sipas tij, Jashari është i qetë me topin dhe ka disiplinë pozicionale.

    “Siguria e tij teknike, aftësia fizike, depërtimi taktik dhe etika e punës e bëjnë atë një ‘6’ modern – një profil që gjithnjë e më shumë klube të mëdha po e kërkojnë. Për Club Bruggen, ai është një grimcë që mund të shkëlqejë edhe më shumë. Dhe për ata që e panë në punë këtë sezon, është e qartë pse emri i tij po shfaqet gjithnjë e më shumë në listën e kërkesave nga klubet e huaja”, ka shkruar në fund të analizës së tij Mulders.

    Jashari 22-vjeçar iu bashkua Club Brugget në verën e vitit të kaluar nga Luzerni për 6 milionë euro. Tani vlerësohet 32 milionë euro në tregun e transferimeve. Me Club Bruggen ka kontratë deri në vitin 2029.

    TË LIDHURA

    Spalleti debuton me fitore te Juventusi, Zhegrova sërish në stol

    01/11/2025 23:47

    Chelsea fiton derbin ndaj Tottenhamit

    01/11/2025 21:38

    Napoli ndalet nga Como, Rrahmani kthehet nga lëndimi

    01/11/2025 21:36

    Mbyllet pa fitues ndeshja Prishtina – Gjilani

    01/11/2025 21:35
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.