Futboll ndërkombëtar

Çfarë është ‘bisht’-i, manteli që veshi Messi gjatë ceremonisë së trofeut

Çfarë është ‘bisht’-i, manteli që veshi Messi gjatë ceremonisë së trofeut

Imagjinoni Lionel Messin gjysh, pas 50 vitesh, ende i emocionuar teksa u tregon albumin e fotografive nipërve të tij. Ndoshta më i vogli do të shohë gjysh Leon duke ngritur lart Kupën e Botës në Katar 2022 me Argjentinën. Dhe ai do ta pyesë: “Gjysh, pse je me veshje gjumi në festën e Botërorit?” Lionel

Besnik Batusha

Imagjinoni Lionel Messin gjysh, pas 50 vitesh, ende i emocionuar teksa u tregon albumin e fotografive nipërve të tij. Ndoshta më i vogli do të shohë gjysh Leon duke ngritur lart Kupën e Botës në Katar 2022 me Argjentinën.

Dhe ai do ta pyesë: “Gjysh, pse je me veshje gjumi në festën e Botërorit?” Lionel Mesi me shumë mundësi do të qeshë dhe me mendje do të kthehet te 18 dhjetori i 2022-shit. Po pse emiri Al Thani i vendosi në trup atë veshje pak a shumë si një mantel?

Në gjuhën arabe quhet “bisht”, një veshje tradicionale për meshkujt në vendet e Gjirit Persik. Është pjesë e ‘abaya’, element i veshjes që karakterizon njerëzit e spikatur në Katarin e pasur. Në momentin e dhënies së trofeut për Argjentinën, emiri Al Thani iu afrua Mesit dhe i kërkoi të vishte ‘bisht’-in para syve të Infantinos.

Ky moment nuk kaloi pa u vënë re nga spektatorët. A është tentativa e radhës e emirëve për të “katarizuar” futbollin? Apo ai donte në mënyrë simbolike të tregonte të kundërtën, që topi i përket çdo cepi të globit, duke i veshur Mesit një veshje tradicionale arabe?

ArgjentinabishtMessi

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions