Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Çfarë është gripi i devesë që po rrezikon lojtarët francezë para finales
    Ballina-1

    Çfarë është gripi i devesë që po rrezikon lojtarët francezë para finales

    16/12/2022 12:01
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Franca siguroi finalen e Kupës së Botës pasi eliminoi Marokun në gjysmëfinale, por ka shqetësime rreth shëndetit të disa lojtarëve te kjo përfaqësuese. Një numër i madh i lojtarëve kanë pasur simptoma misterioze, të ngjashme me grip.

    Sidoqoftë, situata është shqetësuese te Përfaqësuesja e Francës. Dy lojtarët që e kaluan më keq këtë situatë kanë qenë Dayot Upamecano dhe Adrien Rabiot, që nuk luajtën në gjysmëfinale. Rabioti ka qenë i izoluar në hotelin e skuadrës.

    Në Katar ka shqetësime për një virus të cilin e kanë quajtur “gripi i devesë”. Madje është raportuar se edhe shumë tifozë të cilët kanë qenë të pranishëm në Kupën e Botës, me t’u kthyer në shtëpitë e tyre, kanë pasur të ftohtë.

    “Gripi i devesë” është emri më i zakonshëm për sindromën respiratore në Lindjen e Mesme – që mendohet se shkaktohet nga koronavirusi.

    Ky virus, siç ka shkruar mediumi spanjoll “AS”, transmetohet nga kafshët te njerëzit.

    Për herë të parë ishte zbuluar në Arabinë Saudite në vitin 2012, dhe që nga ajo kohë janë konfirmuar në laborator gjithsej 2600 raste te njerëzit. Simptomat e këtij gripi përfshijnë ethe, dhimbje të fytit, koll të thatë dhe vështirësi në frymëmarrje.

    “Kingsley ka pasur ethe në mëngjes. Në Doha temperaturat kanë shënuar rënie paksa dhe shumica e njerëzve përdorin kondicionerin gjatë gjithë kohës. Kemi pasur disa raste të simptomave të gripit. Mirëpo po kujdesemi që të mos e përhapim te lojtarët e tjerë. Upamecano nuk u ndie mirë menjëherë pas ndeshjes me Anglinë. Kjo ndodh si pasojë e lodhjes së madhe, pasi mundësitë janë të mëdha për të marrë virusin. Po i ndërmarrim të gjitha masat e nevojshme për ta parandaluar. E kemi ndarë atë nga pjesa tjetër e grupit, njësoj si Adrien Rabiotin”, ka thënë Deschamps të enjten.

    TË LIDHURA

    Nga podiumi historik në Kanada te bankat e shkollës, talenti italian i Formula 1 jep provimet e maturës: Isha i tensionuar, por bëra më të mirën

    18/06/2025 18:13

    Kurti takohet me Amir Rrahmanin, e falënderon për përfaqësimin e denjë të Kosovës

    18/06/2025 17:39

    Franco Foda nuk largohet nga kombëtarja e Kosovës, ai nuk ka thënë asnjëherë se do të largohet

    18/06/2025 13:31

    “Kosova më donte sinqerisht, budallallëk që prita kaq gjatë” – Veldin Hoxha flet për vendimin që të përfaqësojë Dardanët

    17/06/2025 23:39
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.