Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Çfarë kafshe babai – trajner… E bëri për spital të bijën gjatë stërvitjes në Beograd (Video)
    Ballina-2

    Çfarë kafshe babai – trajner… E bëri për spital të bijën gjatë stërvitjes në Beograd (Video)

    31/10/2022 15:59
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Një episod i ri dhune në botën e sportit, që përfshin trajnerët. Serbi Igor Juriq, aktivist kundër abuzimit të fëmijëve, xhiroi një video, duke denoncuar përmes saj me fakte dhunën e ushtruar ndaj një tenisteje të re kineze.

    Ajo u sulmua dhe u rrah nga babai i saj trajner gjatë një seance stërvitore. Episodi ka ndodhur pak ditë më parë brenda një qendre sportive në Beograd, ku tenistja e re ishte e angazhuar në një seancë pune me babain e saj. Në pamje shohim një person, i identifikuar më vonë si babai, i cili godet tenisten e re. Ai e godet vajzën me shkelma dhe më pas e kap nga flokët, duke e plandosur në tokë.

    Çmenduria e tij vazhdon, teksa e godet të bijën në mënyrë agresive dhe të pakuptimtë edhe pasi e ka shtrirë përtokë. Igor Juriq pretendon se e ka identifikuar çiftin në fjalë, duke e raportuar rastin në organet e ligjit. Prokurori i Beogradit ka lëshuar një urdhër arresti ndaj babait të vajzës. /Gazeta Sport/

    Još jedno brutalno nasilje oca nad ćerkom. Dobio sam informaciju da je u pitanju porodica koja dolazi iz Kine. Podnećemo krivičnu prijavu i protiv ovog monstruma. pic.twitter.com/CrU7g0JcwU

    — Igor Jurić (@lojzija) October 28, 2022
    TË LIDHURA

    Liga e Kampionëve sonte me shumë ndeshje të forta

    17/09/2025 11:49

    Reali fiton falë dy golave nga penalltia

    16/09/2025 23:06

    Edon Zhegrova debuton në spektaklin me plot 8 gola

    16/09/2025 23:03

    Arsenali nis Championsin me fitore

    16/09/2025 21:04
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.