Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Çfarë ndeshje, çfarë lufte, çfarë drame: Prishtina depërton në finale
    Ballina-2

    Çfarë ndeshje, çfarë lufte, çfarë drame: Prishtina depërton në finale

    18/02/2023 00:06
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Në një super ndeshje me shumë dramë dhe adrenalinë, Sigal Prishtina ka mundur Golden Eagle Yllin për të depërtuar në finale, ku do të përballet me Trepcën. Bardhekaltrit triumfuan me shifrat 80:76 (24:14, 22:15, 21:25, 12:22).

    Kryeqytetasit e nisën ndeshjen shumë më mirë, duke pasur epërsi deri në 11 pikë, 14:3 dhe gjatë gjithë çerekut ishin në epërsi, duke e fituar këtë pjesë 24:14. Prishtinasit vazhduan me lojë të mirë, për të thelluar edhe më shumë epërsinë, ku më e larta ishte 42:27, ndërsa pjesa e parë përfundoi 46:29.

    Megjithatë, asgjë nuk kishte përfunduar. Therandasit nuk dorëzohen dhe me një seri të jashtëzakonshme afrojnë rezultatin në 53:50, por prishtinasit sërish u shkëputën, ku rezultati pas 30 minutash ishte 67:54. Ylli sërish u rikthye, duke kaluar për herë të parë në epërsi 73:74, por në momentet e fundit, bardhekaltrit ishin më të vëmendshëm dhe fituan 80:76.

    Te Prishtina u dalluan Dardan Berisha me 20 pikë e gjashtë kërcime dhe Dustin Thomas me 22 pikë, kurse te Golden Eagle Ylli u dallua Gëzim Morina me 19 pikë.

    TË LIDHURA

    Kosova – Turqia, ky është historiku i përballjeve direkte

    30/03/2026 14:31

    Finalja e madhe – Kosova është gati

    30/03/2026 12:41

    Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mundësinë ta vendosim Kosovën në sytë e mbarë njerëzimit

    29/03/2026 22:57

    Turqia mbërrin në Prishtinë pa stërvitje në “Fadil Vokrri”, zbulohet plani para finales me Kosovën

    29/03/2026 20:31
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.