Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    “Çfarë torture të shihje Interin duke fituar”, Laporta: Askush si tifozët e Barçës!
    Futboll ndërkombëtar

    “Çfarë torture të shihje Interin duke fituar”, Laporta: Askush si tifozët e Barçës!

    27/10/2022 14:42
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Barcelona nuk ia doli të kualifikohej në Champions League, kjo si pasojë e faktit që nuk arriti të fitonte asnjë nga dy ndeshjet me Interin në fazën e grupeve. Skuadra e Simone Inzaghit mposhti 4-0 Viktoria Plzen në “San Siro”, takim ku u rikthye me gol Romelu Lukaku.

    Më vonë erdhi edhe humbja 0-3 e Barcelonës ndaj Bayern Munchen, sfidë që nuk kishte më asnjë rëndësi pas triumfit të Interit. Presidenti Joan Laporta e pranon se ishte torturuese të shihje Interin duke fituar, teksa ndalet edhe te vazhdimësia, me djemtë e Xavit që do tentojnë fitimin e kampionatit spanjoll dhe Europa League.

    “Fatkeqësisht mrekullia nuk ndodhi. Duhet të falënderojmë tifozët sepse në një ndeshje shumë të vështirë ata inkurajuan lojtarët dhe ekipin. Kemi tifozët më të mirë në botë. Përballë Bayernit ishte një ndeshje e vështirë në aspektin emocional, sidomos pas përfundimit të duelit të Interit.

    E pamë të gjithë bashkë fitoren e tyre ndaj Viktoria Plzen, ishte realisht torturë për ne. Tani duhet të shohim përpara, kemi ende La Ligën dhe kompeticionet e tjera. Ne e dinim që në këtë periudhë ndërtimi ekipi, do të kishte ulje-ngritje. Duhet të vazhdojmë të rritemi çdo ditë”, deklaroi kreu i klubit katalanas.

    TË LIDHURA

    Reali fiton derbin e klubeve evropiane ndaj Juventusit dhe kalon në çerekfinale

    01/07/2025 23:08

    Nuk jep fitues miqësorja e dytë ndërmjet Kosovës dhe Estonisë

    01/07/2025 21:06

    Amir Rrahmani: 70 milionë njerëz e kanë ndjekur live festën e Napolit, me flamurin e Kosovës

    01/07/2025 19:22

    Shaqiri është gati për ta udhëhequr Baselin drejt sukseseve të reja

    01/07/2025 18:02
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.