Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Championsi rikthehet sonte, katër super-ndeshje vendimtare për çerekfinale
    Ballina-1

    Championsi rikthehet sonte, katër super-ndeshje vendimtare për çerekfinale

    17/03/2026 12:18
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    MANCHESTER, ENGLAND - FEBRUARY 11: The UEFA Champions League trophy is seen on a plinth prior to the UEFA Champions League 2024/25 League Knockout Play-off first leg match between Manchester City and Real Madrid C.F. at Manchester City Stadium on February 11, 2025 in Manchester, England. (Photo by Carl Recine/Getty Images)

    Liga e Kampionëve do të rikthehet sonte me katër përballje shumë të rëndësishme të së tetës së finales, ku do të përcaktohen edhe skuadrat e para që do ta sigurojnë biletën për në çerekfinale.

    Duele të mëdhenj, tension maksimal dhe gjithçka ende e hapur në disa çifte.

    Manchester City – Real Madrid (0:3)

    Pa diskutim, ndeshja kryesore e mbrëmjes do të luhet në “Etihad Stadium”. Manchester City do të përballet me një mision pothuajse të pamundur, pasi ka humbur 0-3 në ndeshjen e parë në Madrid javën e kaluar.

    Skuadra e Pep Guardiolas duhet të bëjë një përmbysje historike, diçka që nuk e ka arritur kurrë në Evropë në një disavantazh të tillë.

    Në anën tjetër, ekipi i Alvaro Arbeloas është favorit i madh për kualifikim tutje falë tregolëshit të Fede Valverdes në lojën e parë.

    Madrilenët do të mundë të llogarisin edhe tek i rikthyeri nga lëndimi, Kylian Mbappé.

    Nga ana tjetër, “Citizens” do të shpresojnë te fuqia sulmuese dhe në një mbrëmje perfekte.

    Arsenal – Bayer Leverkusen (1:1)

    Në Londër, Arsenali do ta presë Bayer Leverkusenin me synimin për ta konfirmuar epërsinë dhe për të kaluar më tej.

    “Topçinjtë” konsiderohen favoritë për kualifikim pas paraqitjes solide në ndeshjen e parë.

    Skuadra e Mikel Artetas ka treguar stabilitet dhe cilësi gjatë gjithë sezonit, ndërsa gjermanët do ta tentojnë surprizën, pavarësisht se vijnë si “underdog”.

    Chelsea – Paris Saint-Germain (2:5)

    Një tjetër përballje e madhe sonte do të zhvillohet në Londër, ku Chelsea do të përballet me Paris Saint-Germainin në një duel shumë të hapur.

    Të dy skuadrat kanë mungesa të rëndësishme dhe probleme me dëmtimet, çka e bën këtë sfidë edhe më të paparashikueshme.

    Francezët synojnë ta vazhdojnë rrugën drejt trofeut pas fitores solide 5:2 në lojën e parë, ndërsa londinezët kërkojnë të përfitojnë nga faktori fushë.

    Sporting CP – Bodø/Glimt (0:3)

    Ndeshja që do ta hapë mbrëmjen e sontme (18:45) do të zhvillohet në Portugali, ku Sportingu i Lisbonës do ta presë surprizën e këtij edicioni, Bodø/Glimt.

    Norvegjezët kanë treguar se nuk janë rastësi dhe e synojnë një tjetër rezultat historik pas fitores së pastër 3:0 në takimin e parë javën që shkoi.

    Ndërsa portugezët do të kërkojnë ta shfrytëzojnë përvojën dhe faktorin vendas për të kaluar më tej.

    Tri prej katër ndeshjeve të sontme do të nisin prej orës 21:00. 

    TË LIDHURA

    Championsi rikthehet sonte, katër super-ndeshje vendimtare për çerekfinale

    17/03/2026 12:18

    Shiten të gjitha biletat për ndeshjen në Bratislavë, sllovakët flasin për lojtarin e “12-të”

    16/03/2026 15:45

    FFK-ja me video motivuese para ndeshjes me Sllovakinë: Hajde Kosovë (VIDEO)

    16/03/2026 15:34

    Presidenti i FFK-së, Agim Ademi takohet më zëvendëskryeministrin Konjufca, flasin për ndeshjen kundër Sllovakisë

    16/03/2026 13:17
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.