Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Chelsea barazon me Man. Cityn, Broja nxjerr penallti vendimtare
    Ballina-2

    Chelsea barazon me Man. Cityn, Broja nxjerr penallti vendimtare

    12/11/2023 20:51
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Chelsea e Manchester City kanë barazuar 4:4 në ndeshjen e jashtëzakonshme të së dielës mbrëma. Derbi i madh anglez ishte shumë dramatik, ndërsa nuk dha fitues.

    Erling Haaland shënoi për 1:0 në të mirë të Cityt në minutën e 25-të. Për 1:1 shënoi Thiago Silva në minutën e 29-të.

    Chelsea më pas kaloi në epërsi 2:1 me golin e Raheem Sterlingut në minutën e 37-të. Për 2:2 shënoi Manuel Akanji në minutën e parë shtesë në pjesën e parë.

    Drama vazhdoi në pjesën e dytë. Erling Haaland shënoi për 3:2 menjëherë në minutën e 47-të. Për 3:3 shënoi Nicolas Jackson i Chelseat në minutën e 67-të.

    City kaloi në epërsi 4:3 me golin e Rodrit në minutën e 86-të.

    Në minutën e 89-të, Armando Broja hyri në lojë. Sulmuesi shqiptar nxori penallti për Chelsean në minutat shtesë. Në minutën e 95-të nga pika e bardhë i saktë ishte Cole Palmer që i siguroi një pikë shumë të vlefshme Chelseat.

    Superderbi i ka takuar xhiros së 12-të të Premier Leagues. City është lider me 28 pikë, ndërsa Chelsea ka 16 pikë në pozitën e dhjetë.

    TË LIDHURA

    Fadil Muriqi i brengosur për rastin e Vedat Muriqit, godet disa

    03/04/2026 13:59

    Vojvoda me mesazh të fuqishëm për shokët, sytë kah Euro 2028

    02/04/2026 14:38

    Mallorca sërish me postim të veçantë për Vedat Muriqin

    02/04/2026 11:23

    Ademi pas medaljes nga presidentja: Kjo është medalja më e çmuar, medalja e shtetit tonë, medalja e popullit tonë

    01/04/2026 11:28
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.