Futboll ndërkombëtar

Chelsea dështon të arrijë marrëveshje me Jorginhon

Chelsea dështon të arrijë marrëveshje me Jorginhon

Krerët e Chelseat nuk kanë arritur marrëveshje me mesfushorin Jorginho për rinovimin e kontratës. “Sky Sports” ka raportuar të martën se marrëveshja mes palëve ka dështuar dhe Jorginho do të largohet në fund të sezonit si lojtar i lirë. Bëhet e ditur se Jorginho nuk ka qenë aspak i kënaqur me ofertën e Chelseat për

Besnik Batusha

Krerët e Chelseat nuk kanë arritur marrëveshje me mesfushorin Jorginho për rinovimin e kontratës.

“Sky Sports” ka raportuar të martën se marrëveshja mes palëve ka dështuar dhe Jorginho do të largohet në fund të sezonit si lojtar i lirë. Bëhet e ditur se Jorginho nuk ka qenë aspak i kënaqur me ofertën e Chelseat për rinovimin e kontratës që i skadon në verën e vitit të ardhshëm.

Thuhet se Chelsea i kishte ofruar pagë javore prej 120 mijë funteve, por Jorginho për ta rinovuar kontratën ka kërkuar 150 mijë funte në javë. Pasi Chelsea ka refuzuar një pagë të tillë, Jorginho ka bërë të ditur se ky do të jetë edicioni i tij i fundit në “Stamford Bridge”. 30-vjeçari është pjesë e Chelseat prej vitit 2018 kur iu bashkua nga Napoli, ndërsa këtë edicion ka dy gola në 13 paraqitje në të gjitha garat.

ChelseaJorginho

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions