Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Chelsea feston përballë Brightonit, ngjitet në zonën evropiane
    Ballina-2

    Chelsea feston përballë Brightonit, ngjitet në zonën evropiane

    15/05/2024 22:57
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Chelsea ruan ecurinë pozitive dhe trendin e fitoreve ndaj Brighton, ndërsa triumfoi me rezultatin 1-2 në takimin e prapambetur nga java e 34-ët e Premier League.

    Takimi u zhbllokua nga Palmer, që pas asistit të dhuruar nga Cucurella gjeti rrugën drejt rrjetës dhe u dha avantazhin miqve.

    Goli i dytë i kësaj sfide u shënua nga Nkuku në minutën e 64’, duke vulosur takimin.

    Me sfidën që ishte me rezultatin 0-2, në minutën e 88’ James u ndëshkua me karton të kuq, duke e lënë Chelsea-n në pjesën e mbetur të takimit me 10 lojtarë.

    Brighton e shfrytëzoi superioritetin numerik për të gjetur rrugën drejt rrjetës në minutë e 90+8′ me Welbeck, megjithatë në fund ndeshja u mbyll me rezultatin 1-2.

    Pas kësaj sfide Brighton renditet në vend të 10-të me 48 pikë, teksa Chelsea në vend të gjashtë me 60 pikë, duke u ngjitur në zonën evropiane. /GazetaSport

    TË LIDHURA

    Napoli i afrohet në shtatë pikë Interit pas fitores ndaj Milanit

    06/04/2026 23:00

    Kosova u ngrit mbi çdo dyshim, mbi çdo pengesë, eci dhe vazhdon të ecë drejt ëndrrës së madhe e cila shumë shpejt do vije

    06/04/2026 10:59

    Interi i afrohet edhe më shumë titullit

    05/04/2026 23:22

    Nuk jep fitues ndeshja Drenica – Prishtina

    05/04/2026 17:17
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.