Chelsea e ka mposhtur Real Betisin të mërkurën mbrëma në finalen e Ligës së Konferencës dhe ka shkruar historinë.
Skuadra e madhe angleze fitoi përballë asaj spanjolle me rezultatin 4:1 dhe është bërë ekipi i parë evropian që triumfon në pesë garat madhore të organizuara nga UEFA.
Chelsea tani ka të fituar dy Liga të Kampionëve, dy Liga të Evropës, dy Superkupa të Evropës dhe dy herë ka triumfuar në Kupën e fituesve të Kupave.
Abde Ezzalzouli shënoi për Real Betisin në minutën e nëntë.
Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndonëse spanjollët kishin edhe disa mundësi tjera shënimi.
Rikthimi i Chelseat u bë në pjesën e dytë, falë edhe zëvendësimeve të trajnerit Enzo Maresca.
Enzo Fernandez i barazoi shifrat në minutën e 65-të, ndërsa Nicolas Jackson realizoi pesë minuta më vonë për 2:1.
Në të dyja golat, asistues ishte Cole Palmer.
Për 3:1 realizoi zëvendësuesi Jadon Sancho, shtatë minuta para fundit, kurse golin e fundit e shwnoi mesfushori Moises Caicedo.
Finalja u luajt në “Wroclaw Stadium” në Poloni.
Edhe për Premier Leaguen ishte sezon historik. Pesë klube të ndryshme fituan trofe.
Liverpooli e fitoi Premier Leaguen, Crystal Palace e fitoi Kupën FA. Kupën e Ligës e fitoi NeWcastle Unitedi, ndërsa Tottenhami triumfoi në Ligën e Evropës.
Për Real Betisin ishte finalja e parë evropiane, por e pasuksesshme.
Chelsea ka dominuar në gjithë edicionin.
Aventurën në këtë garë e ka bërë pas vizitave në Kazakistan, Zvicër, Greqi, Gjermani, Danimarkë e Suedi, ndërsa në Poloni ishte udhëtimi i dytë i këtij sezoni.
Dhe trofeun e Ligës së Evropës do ta marrë me vete në Londër.