Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Chelsea gabon, eliminohet në gjysmëfinale
    Ballina-1

    Chelsea gabon, eliminohet në gjysmëfinale

    10/01/2024 00:14
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Chelsea  ka hedhur një hap të gabuar teksa është mundur nga Midelsborugh në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Kupës së Ligës.

    Sfida në transfertë është mbyllur me fitoren 1-0 të vendasve, që nuk shënonin ndaj bluve apo nuk i mundnin që nga viti 2006.

    Pas 9 humbjesh radhazi dhe një golavarazhi të përgjithshëm 0-21, Midelsborugh ia doli të fitonte, falë golit të Heknei në pjesën e parë të sfidës. Chelsea krijoi disa raste por nuk diti të finalizonte, sidomos në pjesën e parë të duelit.

    Në të dytën, duke parë problemet e ekipit të tij në repartin e avancuar, Pochettino vendosi të aktivizonte edhe Brojën, të cilin e kishte mbajtur në stol. Por ishte e vështirë që sulmuesi shqiptar të gjente hapësira për të treguar sa vlente, me ekipin vendas që u mblodh në mbrojtje dhe në fund siguroi këtë fitore minimale në ndeshjen e parë.

    TË LIDHURA

    Lajme të mira për Zhegrovën para lojës me Pisan

    25/12/2025 13:14

    Drita triumfon pastër ndaj Prishtinës, i afrohet kreut

    24/12/2025 16:36

    Xhaka nuk ka se si të mungojë në formacionin e stinorit në Premier League

    23/12/2025 23:09

    Rashica po kthehet në formë, asiston në fitoren e Beshiktashit ndaj Fenerit

    23/12/2025 22:42
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.