Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Chelsea gati ta transferojë Joao Felix për 85 milionë funte
    Ballina-1

    Chelsea gati ta transferojë Joao Felix për 85 milionë funte

    10/04/2023 22:07
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Chelsea kanë vendosur për të hapur bisedimet me Atletico Madridin pasi që ata kanë vendosur që huazimin ta bëjnë një lëvizje të përhershme në fund të sezonit

    Felix kaloi në Stamford Bridge në huazim në janar, edhe pse marrëveshja nuk përfshinte opsionin e blerjes. Megjithatë, Blutë janë gati që ta mbajnë portugezin duke e bërë atë pjesë të “projektit të tyre afatgjatë” në klub, sipas Fabrizio Romano. Felix po ashtu shpreson të qëndrojë në Londrën Perëndimore por çdo marrëveshje do të varet mbi çmimin që Atletico ka kërkuar për sulmuesin, me klubin e Madridit që preson të fitojë 100 milionë euro nga shitja e tij. Bisedimet në mes të dy klubeve pritet të fillojnë së shpejti.

    Sulmuesi u përjashtua me të kuq në debutimin e tij me Chelsea por ka pasur paraqitje të mira në Londrën Perëndimore. Felix ka shënuar dy gola për Blutë deri me tani por ka vuajtur për të shënuar gjatë tërë sezonit, ku ka pasur vetëm 29 paraqitje nga 30 ndeshje të ligës. Chelsea, pritet që të bëjnë edhe më shumë ndryshime në sulmin e tyre pasi që në verë atyre do ju bashkohet Christopher Nkunku nga RB Leipzig.

    Ish mbrojtësi i Chelsea, Frank Leboeuf ka thënë se Chelsea duhet ta shesin Mason Mountin dhe Christian Pulisic në mënyrë që ta financojnë marrëveshjen për Felix. Ka pasur po ashtu spekulime që Pulisic duke bërë një shkëmbim që do të reduktonte çmimin e tij nga Atletico në portugez.

    Blutë do të luajnë këtë të mërkurë ku do të përballen me Real Madridin në ndeshjen e parë në ndeshjen e parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve në Santiago Bernabeu.

    TË LIDHURA

    Edon Zhegrova mori një thirrje nga Lille, por e refuzoi? Futbollisti kosovar vazhdon stërvitjet në “Fadil Vokrri”

    27/06/2025 11:50

    Foda zbulon pse refuzoi ofertën milionëshe

    25/06/2025 21:54

    Drita transferon Vesel Limajn

    25/06/2025 21:51

    “Nuk ka negociata me Milanin” – Bayer Leverkusen i mbyll derën e transferimit Granit Xhakës

    25/06/2025 19:21
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.