Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Chelsea mposht Liverpoolin në minutat shtesë
    Ballina-1

    Chelsea mposht Liverpoolin në minutat shtesë

    04/10/2025 20:35
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Chelsea ka fituar me rezultat 2-1 në shtëpi ndaj Liverpoolit në ndeshjen e vlefshme për javën e shtatë të Ligës Premier.

    Chelsea kaloi në avantazh në minutën e 14-të me një supergol nga Moises Caicedo.

    Mesfushori ekzekutoi saktë nga jashtë zonës, pas një pasimi nga Malo Gusto, dhe e dërgoi topin në cepin e sipërm të majtë të portës për 1-0.

    Liverpool kishte mundësi të barazonte në minutën e 19-të me Dominik Szoboszlai, por tentativa e tij u ndal nga portieri.

    Chelsea iu afrua golit të dytë në minutën e 38-të me Alejandro Garnachon, i cili gjuajti ngjitur me shtyllën pas një aksioni të nisur nga Cucurella.

    Minutën pasues, Garnacho u rrëzua në zonë pas një kontakti, por gjyqtari Anthony Taylor, pas rishikimit me VAR, vendosi të mos akordojë penallti.

    Në fundin e pjesës së parë, Alexander Isak rrezikoi për Liverpoolin me një goditje me kokë që përfundoi shumë pranë traversës. Me rezultatin 1-0 për Chelsean, skuadrat shkuan në pushim.

    Në pjesën e dytë, Liverpool hyri më kërkues. Mohamed Salah humbi një rast të pastër në minutën e 46-të, kur goditja e tij brenda zonës shkoi ngjitur me shtyllën.

    Barazimi erdhi në minutën e 63-të, kur Cody Gakpo u shërbye nga Alexander Isak në zonë dhe goditi saktë në pjesën e sipërme të rrjetës, duke kaluar portierin për 1-1.

    Kur dukej se ndeshja do të përfundonte baras, Chelsea ia doli që në minutën e 96-të të realizojë sërish, kësaj radhe përmes Estevao Willian që realizoi për rezultatin përfundimtar 2-1.

    TË LIDHURA

    Fitorja e dytë rresht për Galatasarayn në Champions

    22/10/2025 20:51

    Kosovarët vendimtarë në fitoren e Rubin Kazanit për Kupë të Rusisë

    22/10/2025 20:46

    “Gazzetta”: Mungesa e Rrahmanit peshon shumë

    22/10/2025 19:10

    Lamine Yamal e çon të dashurën në stolin e Barcelonës, e prezanton me Hansi Flick

    22/10/2025 18:55
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.