Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Chelsea mund t’ia ndërpresë kontratën Aubameyangut, arsyeja është Barcelona
    Ballina-2

    Chelsea mund t’ia ndërpresë kontratën Aubameyangut, arsyeja është Barcelona

    21/03/2023 23:50
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Dy herë kampioni i Evropës për klube, Chelsea, është gati t’ia ndërpresë kontratën Pierre-Emerick Aubameyang, pasi sulmuesi hyri në dhomën e zhveshjes së Barcelonës pas fitores në El Clasico ndaj Real Madridit.

    Reprezentuesi i Gabonit ishte i pranishëm në fitoren dramatike të katalanasve ndaj Real Madridit në El Clasico të së dielës, ku raportohet se vizitoi dhomën e zhveshjes më pas. Gazeta spanjolle SPORT shkruan se gjatë kësaj vizite, pavarësisht se nuk ka qenë në kontakt direkt me presidentin Joan Laporta, Aubameyang shprehu hapur dëshirën e tij për t’u rikthyer në klubin që e quajti si shtëpi për gjysmë sezoni. Mendohet se ai madje do të ishte i gatshëm të merrte një ulje page për të lehtësuar lëvizjen.

    20230207_Aubameyang

    Natyrisht, kjo vizitë nuk ka shkuar shumë mirë në Londrën perëndimore. Chelsea thuhet se është e hapur për të ndërprerë kontratën e sulmuesit një vit më herët dhe do ta lë atë të lidhet sërish me klubin katalunas në verë. Rikthimi në Angli ka qenë për t’u harruar për Aubameyang, i cili ishte kërkesë specifike e Thomas Tuchel, por gjermani u shkarkua vetëm disa ditë më vonë.

    Sergio Busquets Pierre-Emerick Aubameyang Barcelona

    Nën urdhrat e trajnerit të ri Graham Potter, 33-vjeçari ka bërë vetëm 18 paraqitje në të gjitha garat.

    Xavi Barcelona 2022-23

    Barcelona dhe Xavi, nga ana e tyre, thuhet se do ta mirëprisnin lëvizjen, me Aubameyang që të bënte një përshtypje të mirë në Kataluni si në qëndrimin e tij jashtë fushës ashtu edhe në kontributin e tij në të, pasi kishte shënuar 13 gola në vetëm 23 ndeshje.

    TË LIDHURA

    Agim Ademi takohet me presidentin e UEFA-s, Aleksandër Çeferin, në prag të Kongresit të 50-të

    12/02/2026 00:22

    City i afrohet Arsenalit në tri pikë

    12/02/2026 00:08

    “Merr 400 mijë euro në ditë dhe hynë në grevë”, ish futbollisti ‘shpërthen’ kundër Cristiano Ronaldos

    06/02/2026 18:23

    Sejdini uron Ademin: Shpresojë që ky mandat të sjellë zhvillim të mëtejmë të futbollit

    06/02/2026 14:09
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.