Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Chelsea në garë për Thuram, bën ofertë zyrtare në drejtim të Gladbach
    Ballina-2

    Chelsea në garë për Thuram, bën ofertë zyrtare në drejtim të Gladbach

    08/01/2023 15:30
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Marcus Thuram i ka ditët e numëruara si futbollist i Borussia Moenchegladbach, pasi ai është futur në vitin e fundit të kontratës.

    Përkundër insistimit nga klubi gjerman për t’i rinovuar kontratën, francezi nuk ka pranuar dhe dëshiron një hap para në karrierën e tij.

    Shumë klube evropiane janë vënë pas tij, pasi Thuram ka pasur një sezon deri më tani fantastik, ku u ftua edhe në Kupën e Botës nga Franca dhe bëri dy asistime.

    25-vjeçari në 15 ndeshje këtë edicion në elitën e futbollit gjerman ka shënuar 10 gola e ka asistuar në tre të tjerë, derisa ka shënuar edhe tre gola në Kupën gjermane dhe ka asistuar në një tjetër.

    Chelsea është vënë seriozisht pas francezit dhe është gati të paguaj 10 milionë euro tani në janar për transferimin e tij.

    Duke marrë parasysh momentin negativ që po kalojnë londinezët, nuk duan të presin deri në dhjetor për ta përforcuar skuadrën dhe trajneri Graham Potter e dëshiron francezin qysh në janar ta ketë nën urdhrat e veta.

    Por për ta transferuar Thuramin në ‘Stamford Bridges’, Chelsea duhet të fitojë garën me skuadrat e interesuara për të si Bayern Munich, Inter, Juventus, Arsenal, Man Utd, Newcastle United, PSG dhe Real Madrid.

    TË LIDHURA

    Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mundësinë ta vendosim Kosovën në sytë e mbarë njerëzimit

    29/03/2026 22:57

    Turqia mbërrin në Prishtinë pa stërvitje në “Fadil Vokrri”, zbulohet plani para finales me Kosovën

    29/03/2026 20:31

    Kosova dhe futbolli: 10 vite triumfe që sfidojnë politikën dhe afirmojnë identitetin kombëtar

    29/03/2026 20:19

    Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë/ Turqi-Rumani!

    24/03/2026 15:25
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.