Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Chelsea nuk duron, e përjashton Brojën nga ekipi i parë
    Ballina-2

    Chelsea nuk duron, e përjashton Brojën nga ekipi i parë

    10/08/2024 17:54
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Chelsea është ndër skuadrat më aktive në merkaton e verës.

    Klubi londinez po afron shumë lojtarë të rinj, ndëra largimet janë me kokrra. Në listën e shitjeve janë shumë dhe mes tyre është edhe Armando Broja.

    Sulmuesi shqiptar duhet të gjejë një ekip të ri dhe deri tani nuk ka ndonjë gjë konkrete.

    Veç Brojës, janë edhe Romelu Lukaku, Trevor Chalobah e David Datro Fofana që nuk bëjnë më pjesë në planet e klubit.

    Së fundmi, stafi teknik ka marrë një vendim radikal duke përjashtuar 4 lojtarët nga stërvitja me skuadrën e parë.

    Ata janë urdhëruar të zbresin me ekipin e moshave deri sa të gjejnë një skuadër të re ku të vijojnë karrierën, raporton Fabrizio Romano.

    Disa klube kanë shprehur interesin për Brojën si Milani, Juventus, Everton, Wolves, por asgjë konkrete deri tani.

    Chelsea dëshiron ta shesë me çdo kusht për t’i bërë vend afrimeve të reja dhe mbetet të shihet ku do të jetë e ardhmja e talentit shqiptar.

    TË LIDHURA

    Krasniqi mund të ndërrojë skuadër

    22/12/2025 18:52

    Zhegrova mund të jetë startues ndaj Pisas

    22/12/2025 17:55

    Vetëm një tifoz në përkrahje të skuadrës 1500 kilometra larg shtëpisë, lojtarët me reagim të veçantë

    22/12/2025 17:02

    Napoli – Bologna, sonte finalja e Superkupës së Italisë

    22/12/2025 16:39
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.