Chelsea ka shënuar edhe golin e dytë në ndeshjen ndaj Borussia Dortmundit, në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve
Kai Havertz shënoi në minutën e 53-të për rezultatin 2:0.
Havertz shënoi nga penalltia. Në fakt, ai dështoi në ekzekutimin e parë, por gjyqtari vendosi për të përsëritur penalltinë, pasi disa prej futbollistëve të mysafirëve hyrën më herët në zonë.

Rezultati i përgjithshëm nga të dy ndeshjet tashmë është 2:1 në favor të “Bluve”.
Ndeshja e parë ishte fituar 1:0 nga Dortmundi.