Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Chelsea pranë ‘goditjes’ së madhe
    Ballina-1

    Chelsea pranë ‘goditjes’ së madhe

    24/06/2025 17:40
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Chelsea po lëviz me shpejtësi në këtë merkato vere dhe janë në fazat përfundimtare të një prej goditjeve më interesante të kësaj vere, transferimin e Jamie Bynoe-Gittens nga Borussia Dortmund.
    Klubi londinez ka përshpejtuar bisedimet dhe tashmë është shumë pranë arritjes së një marrëveshjeje të plotë me klubin gjerman.

    Burime të afërta me negociatat bëjnë me dije se një takim direkt mes përfaqësuesve të Chelsea dhe drejtuesve të Borussia Dortmund është zhvilluar të hënën, ku janë diskutuar kushtet e marrëveshjes dhe janë bërë hapa konkretë drejt finalizimit të saj.

    Negociatat janë në rrugë të mbarë dhe kanë hyrë në fazën përfundimtare.

    Chelsea FC: Borussia Dortmund make Jamie Gittens decision after failed transfer deadline day move | The Standard

    Në anën tjetër, Chelsea ka rënë dakord me kampin e lojtarit për një kontratë afatgjatë, bëhet fjalë për një marrëveshje 7-vjeçare, e cila pritet ta mbajë Bynoe-Gittens në Stamford Bridge për një kohë të gjatë.

    Lojtari e dëshiron transferimin dhe është i bindur për këtë hap në karrierën e tij, ndërsa lidhjet me një kalim të mundshëm te Bayern Munich, të cilat janë përmendur në disa raportime të fundit, nuk janë të konfirmuara dhe nuk kanë pasur zhvillime konkrete.

    Transferimi i Bynoe-Gittens shihet si një tjetër investim i madh i Chelsea për të ardhmen, duke shtuar në skuadër një nga talentet më premtues të brezit të ri në Evropë.

    Me këtë lëvizje, klubi londinez vazhdon strategjinë e tij për të ndërtuar një skuadër të re, dinamike dhe konkurruese për vitet në vijim.

    TË LIDHURA

    Spalleti debuton me fitore te Juventusi, Zhegrova sërish në stol

    01/11/2025 23:47

    Chelsea fiton derbin ndaj Tottenhamit

    01/11/2025 21:38

    Napoli ndalet nga Como, Rrahmani kthehet nga lëndimi

    01/11/2025 21:36

    Mbyllet pa fitues ndeshja Prishtina – Gjilani

    01/11/2025 21:35
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.