Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Chelsea prezanton talentin më të madh brazilian – Estevao Willian
    Ballina-2

    Chelsea prezanton talentin më të madh brazilian – Estevao Willian

    05/08/2025 20:45
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Chelsea ka bërë zyrtarrisht prezantimin e përforcimit të shumëpritur, Estevao Willian, i cili ka mbërritur në Cobham për të filluar përgatitjet me skuadrën për sezonin 2025/26.

    Talenti 18-vjeçar, që një vit më parë arriti marrëveshje me “Blutë” për t’u transferuar nga Palmeiras, tani është gati për të treguar vlerat e tij në futbollin evropian.

    Në këtë periudhë prej 14 muajsh, ai ka bërë hapa të mëdhenj në karrierë: është bërë pjesë kyçe e ekipit të parë të Palmeirasit dhe ka debutuar me kombëtaren A të Brazilit, ku ka regjistruar pesë paraqitje deri më tani.

    Estevao u përball edhe me Chelsean në çerekfinalen e Kupës së Botës për Klube, ku shënoi ndaj ekipit që tashmë i përket, por nuk e ndali dot rrugën e tyre drejt titullit të kampionit të botës.

    Pas një pushimi të shkurtër pas turneut, ai i është bashkuar skuadrës në qendrën stërvitore të Chelseat, ku po punon për të fituar besimin e trajnerit Enzo Maresca dhe për të treguar potencialin e tij në Ligën Premier.

    Chelsea vazhdon të investojë në të ardhmen, dhe Estevao është një tjetër gur themeli në projektin e ri të klubit.

    TË LIDHURA

    Chelsea ndal serinë pa fitore, fiton ndaj Evertonit

    13/12/2025 19:17

    Salah kthehet te Liverpooli në fitoren ndaj Brightonit

    13/12/2025 19:14

    Muriqi shënon supergol për Mallorcan

    13/12/2025 19:10

    Pak minuta pas inkuadrimit, Fisnik Asllani shënon për 4:1

    13/12/2025 18:27
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.