Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Chelsea refuzon ofertën e Inter për Lukaku: Duhen 45 milionë euro, në garë futet Juventus
    Ballina-1

    Chelsea refuzon ofertën e Inter për Lukaku: Duhen 45 milionë euro, në garë futet Juventus

    08/07/2023 17:22
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Rruga për të rikthyer Romelu Lukaku te Inter është shumë larg dishezës. Pavarësisht vullnetit të qartë të lojtarit, i etur për të vendosur sërish këmbët në Pinetina, Chelsea vazhdon të qëndrojë fort.

    Blues vazhdojnë ta mbajnë lart çmimin e belgut dhe tashmë ka edhe një pengesë të re. Po, sepse sipas portalit autoritar The Athletic, Juventus është futur në garë për Big Rom.

    Inter, pranë shitjes së Onana, me arkëtimin pasues të 55 milionë eurove (përfshirë bonuset), e ka maturuar përfundimisht vendimin për blerjen e Lukaku. Zikaltrit synojnë huazimin me detyrim blerje, për rreth 30 milionë euro në total. Por është pikërisht shifra në fjalë që ka irrituar londinezët. Chelsea i ka thënë jo propozimit të drejtorit Marotta, duke bërë të qartë kërkesën e tyre. Duhen 45 milionë euro që belgu të largohet menjëherë. Jo më pak.

    Lexo më tej: Lukaku me zemër zikaltër: refuzon 58 milionë euro pagë vjetore, dëshiron vetëm Inter

    Do të diskutohet sërish, duke qenë se objektivi në Viale della Liberazione është që çështja të mbyllet sa më shpejt. Sigurisht, do të nevojiten përpjekje të mëtejshme për të arritur një marrëveshje. Sigurisht, duke mbajtur larg Juventus, që orët e fundit është vënë në garë. Përveç kësaj, në prapaskenë janë gjithmonë arabët e Al-Hilal.

    TË LIDHURA

    Chelsea e transferon Gittensin nga Dortmundi

    05/07/2025 17:01

    Ronaldo nuk ishte në funeralin e Diogo Jotas, por bëri një veprim që tregon se çfarë njeri i madh është!

    05/07/2025 16:19

    Jetmir Topalli ndryshon skuadër, mbetet në Turqi

    05/07/2025 12:55

    Nuk ishte goma shkaku i aksidentit fatal të Diogo Jotas – zbardhen detaje të reja

    04/07/2025 19:50
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.