Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Chelsea siguron finalen në mënyrën më të bukur, shkatërron Middlesbrough
    Ballina-2

    Chelsea siguron finalen në mënyrën më të bukur, shkatërron Middlesbrough

    23/01/2024 23:57
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Chelsea fitoi me shifrat 6-1 ndaj Middlesbrough dhe “preu” biletën për në finalen e Carabao Cup që zhvillohet në Wembley më datë 25 shkurt. “Blutë e Londrës” përmbysën humbjen 1-0 të ndeshjes së parë dhe në “Stamford Bridge” përballë spektaktorëve respektuan pritshmëritë duke realizuar një 90 minutësh fantastik, ku protagonist ishte edhe Armando Broja.

    Sulmuesi i kombëtares ishte protagonist në golin e parë të londinezëve në minutën e 15, teksa me portën e boshatisur, ai që i mohoi kënaqësinë e golit ishte Hoëson që e dërgoi topin në rrjetë. 14 minuta më pas, Broja sërish në zonë godet, por topi devijohet dhe shkon në këmbët e Enzo Fernandez që nuk gaboi dhe dyfishoi shifrat.

    Pas këtij momenti, skuadra e drejtuar nga Michael Carrick mori një goditje të rëndë psikologjike dhe nisën gabimet e njëpasnjëshme dhe në të 36-tën trefishuan me anë të Axel Disasi. Gjashtë minuta më pas ishte radha e Cole Palmer për të shënuar të katërtin dhe për ta mbyllur pjesën e parë me rezultatin 4-0.

    Në fraksionin e dytë, vendasit menaxhuan energjitë dhe avantazhin, madje shënuan sërish. Ishte Cole Palmer që realizoi të pestin dhe të dytin personal, kur në brendësi të zonës devijoi saktësisht një pasim të Gallagher.

    Katër minuta më pas, festivalin të golave iu bashkua edhe Noni Madueke që realizoi të gjashtin. Ndërkohë, pati vend edhe për golin e nderit nga Middlesbrough që u realizua në minutën e 88 me Rogers. Përfundimisht, 6-1 dhe Chelsea dominoi Middlesbrough duke u kualifikuar me bujë për në finalen e Carabao Cup, ku presin fituesin e ndeshjes mes Liverpool-Fulham, ku të kuqtë kanë avantazhin e fitores së ndeshjes së pare me rezultatin 2-1.

    TË LIDHURA

    Nga skuadrat shqiptare Drita e ka renditjen më të mirë në UEFA

    19/12/2025 18:18

    I rritet vlera edhe Leon Avdullahut, bëhet njëri prej shqiptarëve më të shtrenjtë në treg

    19/12/2025 16:07

    Fisnik Asllani bëhet lojtari më i shtrenjtë i Kosovës, Transfermarkt e vlerëson 30 milionë euro

    19/12/2025 15:47

    Departamenti i Licencimit të klubeve për garat e UEFA-s mbajti takimin e rregullt

    18/12/2025 15:22
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.