Futboll ndërkombëtar

Chelsea transferon Badiashilen

Chelsea transferon Badiashilen

Qendërmbrojtësi Benoit Badiashile ka kompletuar transferimin e tij te Chelsea nga skuadra e Monacos. Ai është zyrtarizuar të enjten te Chelsea, ndërsa me ekipin nga Londra ka firmosur kontratë deri në verën e vitit 2030. Për transferimin e 21-vjeçarit, Chelsea ka paguar 40 milionë euro dëmshpërblim. Badiashile vlerësohet si njëri prej mbrojtësve më të talentuar

Besnik Batusha

Qendërmbrojtësi Benoit Badiashile ka kompletuar transferimin e tij te Chelsea nga skuadra e Monacos.

Ai është zyrtarizuar të enjten te Chelsea, ndërsa me ekipin nga Londra ka firmosur kontratë deri në verën e vitit 2030.

Për transferimin e 21-vjeçarit, Chelsea ka paguar 40 milionë euro dëmshpërblim.

Badiashile vlerësohet si njëri prej mbrojtësve më të talentuar dhe te Chelsea presin shumë prej tij.

Ai është produkt i akademisë së Monacos dhe me ekipin e parë ka debutuar në vitin 2018.

Këtë edicion, Badiashile në 16 paraqitje në të gjitha garat, ka shënuar edhe dy gola.

Ai po ashtu, ka edhe dy ndeshje të luajtura me Përfaqësuesen e Francës.

BadiashileChelsea

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions